84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura - Por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?

Gjatë periudhës janar- maj 2024, janë regjistruar për herë të pare 41,595 mjete gjithsej, nga të cilat 84% janë mjete të përdorura dhe vetëm 16% janë mjete të reja. Nga rreth 35,000 mjete të përdorura, 77% e tyre janë importuar, ndërsa pjesa tjetër janë blerë nga koncesionarë ose shitës të autorizuar. I njëjti trend vihet re edhe për makinat e reja ku më shumë se 70% e tyre janë importuar nga jashtë.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e publikuara nga DPSHTRR për të kuptuar preferencat e shqiptarëve në blerjen e mjeteve të reja dhe të përdorura. Nisur nga të dhënat zyrtare, rezulton se 3 markat kryesore të përdorura në Shqipëri janë “Volkswagen”, “Mercedez Benz” dhe “Audi” që zënë përkatësisht 21%, 15.8% dhe 10.5% të totalit të mjeteve të regjistruara gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti. Në të kundërt më pak të preferuara për tu përdorur mbeten markat Opel, Fiat dhe BMV.
Në një analizë më të detajuar të shifrave, vëme re se për të gjitha markat përveç Fiatit, makinat e përdorura janë gati dyfish më shumë se makinat e reja. Ky hendek është më i dukshëm tek marka “Mercedez Benz” ku janë regjistruar 6,436 mjete të përdorura dhe vetëm 158 të reja, ndjekur nga “Volkswagen” me 8,150 mjete të përdorura dhe 593 mjete të reja gjithsej në pesë muajt e parë të vitit.
Nga ana tjetër, shifrat thonë se Fiati është marka me numrin më të lartë të mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe ndërsa marka që ka numrin më të lartë të mjeteve të përdorura është Volswagen. Kjo e fundit është edhe marka me qarkullimin më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore.
Pra, historiku i të dhënave tregon se kërkesa për makina të përdorura ka ardhur në rritje dhe tregu po furnizohet me këto mjete gjithnjë e më shumë. Kjo rritje e shitjeve mund të jetë favorizuar edhe nga platformat online. Transparenca dhe simetria e informacionit midis klientëve dhe blerësve, rritja e kanalit të shitjeve në internet, programi i certifikuar i automjeteve të përdorura janë të gjithë elementë të rëndësishëm në nxitjen e zgjerimit të këtij tregu.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Në cilët sektorë paguhen më tepër punonjësit? Teknologjia, financa dhe sigurimet, me rritje të lartë në 5 vitet e fundit
Personat e punësuar në ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet financiar apo në kompanitë e sigurimit, paguhen më tepër, ndjekur menjëherë më pas nga sektori i......

Balluku inspekton masat për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur: Deti aseti më i madh, asnjë tolerance për ndotësit!
Task Forca për zbatimin e aktit normative për trajnimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës vijon me kontrollet në të gjithë......

Në 4 muaj, të huajt dhe emigrantët, “derdhin” 86 mln euro në prona - Bregdeti “shënjestra” kryesore/ Cilat janë zonat më të preferuara?
Të huajt dhe emigrantët shqiptarë me nënshtetësi të huaj kanë investuar afro 86 milionë euro për blerjen e pasurive të paluajtshme vetëm në 4 muajt e parë të......

Ditë historike për sistemin financiar shqiptar - Sejko firmos aplikimin zyrtar për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA
Shqipëria ka firmosur aplikimin zyrtar për anëtarësim në ‘Single Euro Payments Area” ose siç njihet ndryshe SEPA. Kjo konsiderohet si një ditë historike për......

Rritet energjia e tregtuar në bursën shqiptare - Volumet e shtuara nga bashkimi i tregjeve me Kosovën
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të......

GJED gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për shkelje "jashtëzakonisht të rëndë" të ligjit të BE-së për azilin!
Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një shumë prej 200 milionë eurosh për kufizimet e vjetra të vendit për ligjin e......

“Ujësjellësit, të bëjnë studim mbi eficiencën e energjisë” - Kuvendi, kërkesë ERRU-së: Energjia, kosto të larta operacionale për shoqëritë
Enti Rregullator i Ujit duhet t’iu kërkojë ujësjellësve të bëjnë një studim mbi eficiencën e energjisë në sistemet e furnizimit me ujë, duke u fokusuar në......

Rekord skanimesh për kontenierët në pikat doganore - Mbi 265 mijë kalojnë në “filtër”. Sa është kostoja për bizneset dhe buxhetin?
Numri total i skanimeve të kontenierëve në të gjitha pikat doganore për vitin 2023 ka arritur rekord krahasuar me vitet mëparshme. Referuar raportit vjetor të......