“Skema e kujdesit shëndetësor duhet reformuar” - Raporti: Nuk siguron mbulim për çdo kategori. Spitalet të financohen sipas performancës

“Ndonëse 80% e shpenzimeve publike për shëndetësinë menaxhohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, skema nuk siguron mbulim universal për të gjitha kategoritë e popullsisë, siç synohet në prioritetet strategjike”.
Kjo është një ndër gjetjet e raportit të hartuar nga organizata Together for Life, mbi mbulimin e nevojave reale të kujdesit shëndetësor, që ndër të tjera konfirmon edhe një herë problemin e vazhdueshëm në ndarjen e fondeve publike për shëndetësinë.
Raporti konstaton mungesë transparence në planifikimin dhe monitorimin e fondeve publike të skemës së FSDKSH, duke ngritur dyshime mbi efektivitetin dhe eficiencën e përdorimit të fondeve të lidhura me një të drejtë kushtetuese sikurse është ajo për kujdes shëndetësor.
Po ashtu, për shërbimet e dhëna me koncension dhe PPP, sikurse është check-up, shërbimi i dializës, laboratorët apo sterlizimi i pajisjeve kirugjikale, nuk rezulton të jetë kryer deri tani asnjë analizë cilësore e rezultateve të politikave të degeluara në këto struktura.
“Ineficiente rezulton dhe politika aktuale e menaxhimit të spitaleve, veçanërisht atyre rajonale dhe bashkiake, të cilat përveç transparencës së munguar në alokimin e buxheteve, karakterizohen nga një mungesë e theksuar efektiviteti në menaxhimin e tyre”, - thuhet ndër të tjera në raport.
Ndërkaq, duke marrë në konsderatë gjetjet, jepen e dhe disa rekomandime, ku kryesori lidhet me nevojën urgjente për reformimin e skemës së kujdesit shëndetësor, duke ofruar një qasje më solidare, në kuptim të mbulimit të plotë të të gjithë popullsisë me shërbim shëndetësor dhe jo vetëm të kategorive të kontribuesve. Po ashtu, kërkohet reformimi tërësor i skemës së financimit të spitaleve publike, duke u mbështetur në modelin e buxhetimit mbi bazë performance dhe cilësie shërbimi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Platforma X gjobitet 1,35 mln euro në Itali - Nuk ndaloi reklamimin e lojërave të fatit
Pas 450 mijë eurove gjobë vendosur nga Autoriteti i Komunikimeve (Agcom) ndaj Google Ireland, tani është radha e kompanisë Twitter International Unlimited, me......

Ngadalësohet shitja e makinave elektrike në Kinë - Gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë ulur më tej çmimet
Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë u ngadalësuan në dy muajt e parë të këtij viti, me konkurrencën që u intensifikua ndërsa lideri i tregut BYD ka ulur më......

CD me filma sa mund të shohësh gjithë jetën! - Shkencëtarët krijojnë pajisjen optike për ruajtjen e një sasie rekord të dhënash
Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Shangait kanë krijuar një pajisje ruajtjeje optike të të dhënave që ka të njëjtën madhësi si një disk......

“Makinat nga Europa”, në fokus të blerësve shqiptarë - Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete. Rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Ky është aeroporti më i keq në botë - “Charleroi” pranë Brukselit, destinacion i linjave low cost
Sipas vlerësimeve të pasagjerëve, aeroporti ‘Charleroi’ është aeroporti më i keq në botë, sipas raportimeve të Business Financing. Problemet më të mëdha të tij......

Liqeni i Gjenevës po ngrohet me një shpejtësi alarmante - Ekosistemi i tij, nën kërcënim
Liqeni i Gjenevës, rezervati më i madh i ujërave të ëmbla në Europën Perëndimore, po përballet me një krizë të fshehur. Temperatura e ujit të saj po rritet......

Spanja ndalon skanimet e syrit nga Worldcoin për shkak të shqetësimeve mbi privatësisë!
Mbikëqyrësi spanjoll i privatësisë ka urdhëruar që Worldcoin, kompania e krijuar nga CEO i OpenAI, Sam Altman, që skanon syrin për të bërë ID dixhitale në......

Shqipëria del nga monitorimi i Këshillit të Evropës - Gjylameti: Vlerësim për luftën ndaj korrupsionit e daljen nga lista gri e pastrimit të parave
Komiteti i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i mbledhur në Paris më 6 mars, ka propozuar mbylljen e procedurës së monitorimit në......