Europa Postuar më 9 Mars 2024, 10:20

Ky është aeroporti më i keq në botë - “Charleroi” pranë Brukselit, destinacion i linjave low cost

Nga SCAN TV
Ky është aeroporti më i keq në botë -

Sipas vlerësimeve të pasagjerëve, aeroporti ‘Charleroi’ është aeroporti më i keq në botë, sipas raportimeve të Business Financing. Problemet më të mëdha të tij kanë të bëjnë me mbipopullimin dhe mungesën e përhershme të organizimit sidomos në terminale.

Ky aeroport mori një vlerësim katastrofik prej 1.2 nga 10 pikë të mundshme, dhe Berlin-Brandenburg dhe britanikët, Leeds-Bradford, janë gjithashtu në listën e aeroporteve më të këqija.

Si shtëpia e shumë institucioneve të Bashkimit Europian, kryeqyteti belg është një qendër për udhëtarët e biznesit. Por të fluturosh në një linjë ajrore low cost do të thotë një udhëtim 45 minutash me autobus për në Bruksel nga qyteti i Charleroi, ose Aeroporti i Charleroi në jug të Brukselit.

Me një notë mesatare 6.8, Noi Bai në Hanoi ishte fituesi - një reflektim i popullaritetit në rritje të Vietnamit si një destinacion për investimet e huaja në vazhdën e rritjes së tensioneve Kinë-SHBA. Pasagjerët vlerësojnë terminalet jashtëzakonisht të pastër dhe stafin e aeroportit e cilësojnë shumë miqësor. Por dhe faktin që ka oferta të shkëlqyera ushqimore.

Singapori Changi dhe Hong Kong International - aeroportet që shfaqen rregullisht në krye të renditjes së pasagjerëve dhe vlerësimeve të industrisë - u emëruan të dytët dhe të tretët më të mirët.

Helsinki doli në vendin e pestë, me Budapestin si më të mirin në Europë në vendin e 11-të. Në vendin e 19-të, Chicago Midway ishte aeroporti më i vlerësuar në SHBA, në vendin e 19-të, me Fort Lauderdale më të keqin dhe i katërti nga fundi në përgjithësi.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat