“Makinat nga Europa”, në fokus të blerësve shqiptarë - Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete. Rritet interesi për elektriket dhe me 0 km

Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u regjistruan për herë të parë 6,660 mjete gjithsej ndërkohë që një muaj më vonë u regjistruan 4.1% më shumë, ose 6,937. Statistikat e muajit janar të këtij viti tregojnë gjithashtu një trend pozitiv në investimin e shqiptarëve në makina elektrike.
DPSHTRR tregon përmes shifrave se nga totali i 13,597 mjeteve të regjistruara për herë të parë në dy muajt e parë të vitit 2024, rreth 443 autovetura janë 100% elektrike. Nëse flasim vetëm për muajin janar, në total rezultojnë të regjistruara 261 mjete 100% elektrike. Pra sipas të dhënave të institutcionit, nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë, rreh 61.4% janë Electric Hybrid Plug-in ose 81% më shumë krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, nga këto mjete me 0 km të regjistruara për herë të parë, 32% janë All - Electric ose 433% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Përdorimi i makinave elektrike ka një impakt të rëndësishëm në mjedis, nga regjistrimet për herë të parë të mjeteve elektrike do të kemi 344,520 kg CO2 më pak në një vit. Në total flota e makinave elektrike në janar 2024 arriti në 3,580 mjete, me një rritje prej 1,946 % në krahasim me vitin 2019-të.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat nga DPSHTRR për të identifikuar mjetet sipas tipit të pronarit, ku rezulton se 17.3% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 82.7% e tyre janë në pronësi të individëve. E njëjta shpërndarje është hasur edhe një vit më parë, ku peshën më të madhe e zënë mjetet e regjistruara në emër të individëve.
Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se ‘furnizuesi kryesor’ ka qenë Gjermania, duke kryesuar listën me 2,753 mjete të eksportuara në vendin tonë. Në renditje ndjek Italia me 2,670 mjete. Këto shtete kanë qenë të parat në listë edhe në vitin 2023, por kësaj here kanë ndryshuar vendet, pasi vitin e kaluar shqiptarët kanë preferuar më shumë markat italiane. Gjithashtu, në Shqipëri gjejnë përdorim edhe mjetet që vijnë edhe nga shtetet si Zvicra, Koreja dhe Kina.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Ky është aeroporti më i keq në botë - “Charleroi” pranë Brukselit, destinacion i linjave low cost
Sipas vlerësimeve të pasagjerëve, aeroporti ‘Charleroi’ është aeroporti më i keq në botë, sipas raportimeve të Business Financing. Problemet më të mëdha të tij......

Liqeni i Gjenevës po ngrohet me një shpejtësi alarmante - Ekosistemi i tij, nën kërcënim
Liqeni i Gjenevës, rezervati më i madh i ujërave të ëmbla në Europën Perëndimore, po përballet me një krizë të fshehur. Temperatura e ujit të saj po rritet......

Spanja ndalon skanimet e syrit nga Worldcoin për shkak të shqetësimeve mbi privatësisë!
Mbikëqyrësi spanjoll i privatësisë ka urdhëruar që Worldcoin, kompania e krijuar nga CEO i OpenAI, Sam Altman, që skanon syrin për të bërë ID dixhitale në......

Shqipëria del nga monitorimi i Këshillit të Evropës - Gjylameti: Vlerësim për luftën ndaj korrupsionit e daljen nga lista gri e pastrimit të parave
Komiteti i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i mbledhur në Paris më 6 mars, ka propozuar mbylljen e procedurës së monitorimit në......

Ekskluzive/ SCAN TV në vendin ku do ngrihen kampet e emigrantëve - Flet kryebashkiaku Ndreu: Përfitim i madh ekonomik jo vetëm për Lezhën
Pas ratifikimit në Parlamentin Shqiptar të marrëveshjes për emigrantët e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni, ......

Shqipëria e 5-ta në listë! - Cilat janë vendet më të mira europiane për gratë në karrierë?
Pabarazitë në aksesin në punë, përparimin në karrierë dhe shpërblimet janë ende një realitet i përditshëm për gratë në Europë, por cilat vende ofrojnë mundësi......

Turistët mbushën xhepat e qiradhënësve, por jo të shtetit - Sa para’ u paguan si tatim mbi qiratë gjatë vitit 2023?
Bumi turistik i vitit të kaluar i cili solli rritjen e numrit të qytetarët që lëshonin banesat në posedim me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnB apo......

Pas 22 marsit, nis zbatimi i Protokollit Shqipëri-Itali - Detajet/ Në Gjadër do të ndërtohen 10 godina. Investimi, 30 milionë euro
Me 22 mars marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve merr fuqi ligjore, duke i hapur rrugë ndërtimit të dy kampeve të pritjes së tyre......