Ngadalësohet shitja e makinave elektrike në Kinë - Gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë ulur më tej çmimet

Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë u ngadalësuan në dy muajt e parë të këtij viti, me konkurrencën që u intensifikua ndërsa lideri i tregut BYD ka ulur më tej çmimet. Shitjet e automjeteve elektrike me bateri u rritën 18.2% në janar-shkurt kundrejt 20.8% për të gjithë vitin 2023, treguan të dhënat nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës.
Së bashku me hibridet plug-in, shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 37,5% në periudhën dymujore, kundrejt 36,2% për vitin 2023. Rezultati tejkaloi rritjen e përgjithshme prej 16,3% të tregut të automjeteve të pasagjerëve pasi zbritjet e përhapura nxitën kërkesën.
Automjetet elektrike përbënin 33.5% të shitjeve totale në periudhën janar-shkurt kundrejt 28.3% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rrëmbyer pjesën e tregut nga makinat me benzinë, shitjet e të cilave u rritën me 7.8%. Disa automjete elektrike kanë një çmim të barabartë me makinat me benzinë.
BYD këtë vit ka ulur çmimet më shumë se rivalët dhe në një numër më të gjerë modelesh. Ajo ka ulur çmimet e 13 modeleve që përbënin 93% të totalit të shitjeve të saj të vitit 2023 në Kinë me 17% mesatarisht.
Dhjetra prodhues automjetesh i janë bashkuar luftës së çmimeve, me zbritje që variojnë kryesisht nga 9% në 17%. Uljet e çmimeve erdhën pasi pjesa e tregut të makinave elektrike e kompanisë BYD ra në 30.7% në shkurt, më e ulëta që nga qershori 2022.
BYD është shitësi më i madh në botë i automjeteve elektrike, ndonëse shumica e shitjeve të saj janë në Kinë. Ajo eksportoi 19% të makinave jashtë Kinës në shkurt, shifra e saj më i lartë ndonjëherë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

CD me filma sa mund të shohësh gjithë jetën! - Shkencëtarët krijojnë pajisjen optike për ruajtjen e një sasie rekord të dhënash
Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Shangait kanë krijuar një pajisje ruajtjeje optike të të dhënave që ka të njëjtën madhësi si një disk......

“Makinat nga Europa”, në fokus të blerësve shqiptarë - Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete. Rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Ky është aeroporti më i keq në botë - “Charleroi” pranë Brukselit, destinacion i linjave low cost
Sipas vlerësimeve të pasagjerëve, aeroporti ‘Charleroi’ është aeroporti më i keq në botë, sipas raportimeve të Business Financing. Problemet më të mëdha të tij......

Liqeni i Gjenevës po ngrohet me një shpejtësi alarmante - Ekosistemi i tij, nën kërcënim
Liqeni i Gjenevës, rezervati më i madh i ujërave të ëmbla në Europën Perëndimore, po përballet me një krizë të fshehur. Temperatura e ujit të saj po rritet......

Spanja ndalon skanimet e syrit nga Worldcoin për shkak të shqetësimeve mbi privatësisë!
Mbikëqyrësi spanjoll i privatësisë ka urdhëruar që Worldcoin, kompania e krijuar nga CEO i OpenAI, Sam Altman, që skanon syrin për të bërë ID dixhitale në......

Shqipëria del nga monitorimi i Këshillit të Evropës - Gjylameti: Vlerësim për luftën ndaj korrupsionit e daljen nga lista gri e pastrimit të parave
Komiteti i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i mbledhur në Paris më 6 mars, ka propozuar mbylljen e procedurës së monitorimit në......

Ekskluzive/ SCAN TV në vendin ku do ngrihen kampet e emigrantëve - Flet kryebashkiaku Ndreu: Përfitim i madh ekonomik jo vetëm për Lezhën
Pas ratifikimit në Parlamentin Shqiptar të marrëveshjes për emigrantët e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni, ......

Shqipëria e 5-ta në listë! - Cilat janë vendet më të mira europiane për gratë në karrierë?
Pabarazitë në aksesin në punë, përparimin në karrierë dhe shpërblimet janë ende një realitet i përditshëm për gratë në Europë, por cilat vende ofrojnë mundësi......