Si ta shisni vajin e ullirit në BE? - Udhëzues/ Nga prodhimi tek përpunimi dhe plotësimi i kushteve për tregtim

Elisabeta Dosku/ SCAN
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hartuar një udhëzues të ri gjithëpërfshirës i cili synon që të ndihmojë prodhuesit që të eksportojnë me sukses vaj ulliri në tregjet ndërkombëtare me vlerë të lartë.
Referuar dokumentit, sektori i ullirit në Shqipëri, ka një traditë të lashtë me rëndësi të madhe socio-ekonomike dhe të lidhur fort me punësimin dhe me zhvillimin rural në përgjithësi. Po ashtu, ai është i rëndësishëm në aspektin e turizmit rural dhe tregtisë̈ ndërkombëtare, konsideruar llojet e kultivarëve autoktonë dhe karakteristikat sensoriale specifike të vajrave të prodhuar prej tyre. Në krahasim me vendet e tjera të Mesdheut, sektori i ullirit në Shqipëri është me pak i zhvilluar, si për nga numri i bimëve për banor rreth 3.5 bimë për banor, krahasuar me 4-10 bimë për banor në Itali, Spanjë dhe Greqi) ashtu edhe lidhur me rendimentin për bimë dhe për cilësinë e produktit në përgjithësi.
Në total numërohen rreth 12 milionë pemë ulliri, me më shumë se 28 varietete tipike mesdhetare. Për shkak të natyrës dhe strukturës së saj, Shqipëria është shumë e përshtatshme për të prodhuar produkt organik. Në bazë të marrëveshjeve bilaterale dhe MSA-së, që janë në fuqi, Shqipëria mund të eksportojë vaj ulliri në tregjet e Bashkimit Evropian aplikuar pa taksa.
Qëllimi i udhëzuesit është shfrytëzimin i potencialit të këtij produkti, për ti dhënë vlerë të shtuar duke e eksportuar atë në tregun evropian apo atë ndërkombëtar. Kjo do të thotë se Shqipëria mund të eksportojë “vaj ulliri organik të çertifikuar me cilësi të lartë”.
Por si mund të zgjerohet prezenca e këtij produkti në tregjet botërore? Referuar udhëzuesit, ky proces fillon që nga prodhimi, ku këshillohet që fermerët të kryjenë rregullisht analizat e tokës të cilat, jane thelbësore pasi sigurojnë informacion të vlefshëm në lidhje me nivelet e lëndëve ushqyese, pH dhe shëndetin e përgjithshëm të tokës.
Të shtojnë lëndë organike; të aplikojnë mulçe organike, të optimizojnë ujitjen duke aplikuar metodën e ujitjes me pika; të monitorojnë dhe rregullojnë në mënyrë të vazhdueshme pehashin i tokës; të përdorin plehra organikë; të zbatojnë masat e erozionit të tokës; të kontrollojn dëmtuesit dhe sëmundjet e ullirit; si dhe të ruajta e higjienën dhe përdorimi me maturi i pesticideve. Po ashtu jepen udhëzime mbi vjeljen, përdorimin e kontenierëve, transportimin e ullinjve në fabrikë, kontrollin e temperaturës gjatë përpunimit, etj.
Sa i takon tregtimit, fermerët duhet të kujdesen për përcaktimin e origjinës dhe etiketimin. Prodhuesit duhet të zbatojnë me rigorozitet kërkesat dhe dokumentacionin e BE në mënyrë që të eksportojnë, siç janë ato për cilësinë e vajit të ullirit, përmbajtjen , paketimin dhe etiketimin, si dhe dokumentacionin e duhur për eksport.
Për shkak të thatësirave të shumta prodhimi i ullinjve në vend ka humbur ndjeshëm terren. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2023 u prodhuan në total 117.6 mijë ton ullinj nga 157.7 që u prodhuan në vitin 2022, me një rënie që regjistrohet në 40.1 mijë ton.
Sondazh

Pse euro është rritur në nivelin më të lartë të 13 muajve kundrejt dollarit?
Edel Strazimiri / SCAN Euro është ngjitur në nivelin më të lartë kundrejt dollarit në 13 muaj, duke hyrë në javën e fundit të gushtit me katër javë......

Si duket stadiumi më i madh i futbollit në botë dhe ku ndodhet ai?
Edel Strazimiri / SCAN Grand Stade Hassan II në Casablanca, Marok, parashikohet të jetë stadiumi më i madh i futbollit në botë, me një kapacitet prej......

Kursi i këmbimit/ Forcohen Franga dhe Paundi. Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?
Dollari amerikan duke i qëndrueshëm sot pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 89.3 lekë dhe është shitur me 90.2 lekë sipas kursit të......

Shqiptarët shpenzuan 14.2 mld lekë për sigurimet - 7-mujori shënon rritje me 7.58%, tregu vijon të dominohet nga “Jo-Jeta”
Lidion Kulla/SCAN Tregu i sigurimeve në vendin tonë ka vijuar tendencën në rritje edhe gjatë muajit korrik të këtij viti. Sipas të dhënave të......

Mikrorrjeti diellor më i madh në botë - Projekti i Detit të Kuq në Arabinë Saudite përfundon në 2030
Kristi Ceta/SCAN Projekti i Detit të Kuq i Arabisë Saudite përfshin ndërtimin e mikrorrjetit më të madh të ruajtjes së energjisë fotovoltaike në botë.......

Reduktohet prodhimi global i uraniumit - Rezervat e Kazakistanit ranë me 20% në gjysmën e parë të vitit
Kristi Ceta/SCAN Kazakistani, prodhuesi numër një i uraniumit në botë, reduktoi planin e tij të prodhimit për vitin e ardhshëm mes vonesave të......

Kina rrit importin e gazit rus - Furnizimet me gaz u shtuan me 19% në krahasim me 2023
Kristi Ceta/SCAN Vlera e importeve të gazit rus në Kinë u rrit me 19 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në më shumë se 4.69 miliardë dollarë në periudhën......

Britani, rritje rekord e energjisë diellore - Qeveria premton 3-fishimin e kapacitetit deri në 2030
Kristi Ceta/SCAN Britania e Madhe është në rrugën e duhur për të gjeneruar nivele rekord të energjisë diellore këtë verë, sipas parashikimeve të......