Reduktohet prodhimi global i uraniumit - Rezervat e Kazakistanit ranë me 20% në gjysmën e parë të vitit

Kristi Ceta/SCAN
Kazakistani, prodhuesi numër një i uraniumit në botë, reduktoi planin e tij të prodhimit për vitin e ardhshëm mes vonesave të projektit dhe mungesës së acidit sulfurik të nevojshëm për të pompuar metalin radioaktiv nga toka.
Kompania shtetërore Kazatomprom ka njoftuar se do të prodhojë midis 25,000 dhe 26,500 tonë uranium vitin e ardhshëm, që paraqet një rënie në krahasim me vlerësimin e mëparshëm të prodhimit prej 30,500 deri në 31,500 tonë.
Çmimet e uraniumit janë më shumë se trefishuar gjatë katër viteve të fundit në pritje të një rritjeje të kërkesës për karburantin bërthamor. SHBA, Japonia dhe Franca ishin midis 22 vendeve që u zotuan në fund të vitit të kaluar për të trefishuar kapacitetin e energjisë bërthamore deri në vitin 2050.
Rezervat e Kazatomprom ranë 20%, në 6,132 ton në gjysmën e pare të vitit, por kompania u shpreh se ka ende një "nivel të rehatshëm të inventarëve” për të përmbushur angazhimet kontraktuale ekzistuese në 2025.
Ndërmarrja tha se planet e prodhimit dhe zhvillimit të minierave për vitin 2026 dhe më tej do të shpallen vetëm pas publikimit të rezultateve të ndërmjetme për 2025.
Sondazh

Kina rrit importin e gazit rus - Furnizimet me gaz u shtuan me 19% në krahasim me 2023
Kristi Ceta/SCAN Vlera e importeve të gazit rus në Kinë u rrit me 19 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në më shumë se 4.69 miliardë dollarë në periudhën......

Britani, rritje rekord e energjisë diellore - Qeveria premton 3-fishimin e kapacitetit deri në 2030
Kristi Ceta/SCAN Britania e Madhe është në rrugën e duhur për të gjeneruar nivele rekord të energjisë diellore këtë verë, sipas parashikimeve të......

Itali, vapa rrit konsumin e energjisë me 4,5% - Në korrik u regjistrua shifra më e lartë që nga viti 2015
Kristi Ceta/SCAN Në korrik, kërkesa për energji elektrike në Itali arriti në 31.3 miliardë kWh, 4.5% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj në 2023. Për sa......

Shqiptarët “freskohen” me birrë të huaj - Importi i markave ndërkombëtare, më i larti në 5 vite
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni i mbarë turistik dhe temperaturat e larta e kanë bërë birrën, jo vetëm një ndër produktet më të konsumuara, por edhe me......

Bypass Sarandë, hapet tenderi për projektimin - ARRSH: Segmenti rreth 3.5 km, duhet të lidhë Qafë Gjashtën me rrugën nacionale
Ola mitre/SCAN Me një fond limit prej 30.78 mln lekë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e bypassit të Sarandës.......

Shqipërinë e vizituan rreth 6,3 mln të huaj në 7 muaj - Në rritje edhe numri i shqiptarëve që kalojnë pushimet jashtë vendit
Xhorxhina Deda/SCAN Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1.8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin......

Punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet? - Rama: Hapje e misioneve diplomatike për të përfituar nga krahu i lirë i punës
Lidion Kulla/SCAN Mungesa e fuqisë punëtore në vendin tonë ka bërë që shumë biznese, në mënyrë individuale t’i drejtohen vendeve të largëta si......

“Rikthehen” biokarburantet, 7% e sasisë deri në 2030-ën - Projektligji: Politika nxitëse për kultivimin e bimëve energjetike, zbatimi nis në 2025-ën
Ola Mitre / SCAN Për të disatën herë qeveria ka rikthyer planet për përdorimin e biokarburanteve në vendin tonë, teksa një projektligj i ri është......