Shqiptarët shpenzuan 14.2 mld lekë për sigurimet - 7-mujori shënon rritje me 7.58%, tregu vijon të dominohet nga “Jo-Jeta”

Lidion Kulla/SCAN
Tregu i sigurimeve në vendin tonë ka vijuar tendencën në rritje edhe gjatë muajit korrik të këtij viti. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik kapën vlerën e rreth 14.2 miliardë lekëve, në rritje me 7.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i kontratave të lidhura është rritur me 9.55%, duke arritur në 870,189 kontrata.
Edhe gjatë kësaj periudhe, tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, që zinin 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës mbajnë 8.31% dhe risigurimi 0.042%. Nëse e ndajmë tregun sipas llojit të sigurimit, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.
Për 7-mujorin e këtij viti, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4.7 miliardë lekë, ose 21.5% më shumë, krahasuar me periudhën janar-korrik 2023. Pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e mban sigurimi motorik që kapi vlerën e 3.4 miliardë lekëve, në rritje me 20.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë kësaj periudhe, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 8.2 miliardë lekë, ose 9.39% më shumë se një vit më parë. Produkti MTPL e brendshme, pati një rritje prej 11.2% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, që u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.8%.
Produkti Karton Jeshil pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave u rrit me rreth 20%. Në anën tjetër, produkti Sigurim Kufitar, pati një rënie me 4.97%, ndërsa numri i kontratave u ul me 5.96%.
Sondazh

Mikrorrjeti diellor më i madh në botë - Projekti i Detit të Kuq në Arabinë Saudite përfundon në 2030
Kristi Ceta/SCAN Projekti i Detit të Kuq i Arabisë Saudite përfshin ndërtimin e mikrorrjetit më të madh të ruajtjes së energjisë fotovoltaike në botë.......

Reduktohet prodhimi global i uraniumit - Rezervat e Kazakistanit ranë me 20% në gjysmën e parë të vitit
Kristi Ceta/SCAN Kazakistani, prodhuesi numër një i uraniumit në botë, reduktoi planin e tij të prodhimit për vitin e ardhshëm mes vonesave të......

Kina rrit importin e gazit rus - Furnizimet me gaz u shtuan me 19% në krahasim me 2023
Kristi Ceta/SCAN Vlera e importeve të gazit rus në Kinë u rrit me 19 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në më shumë se 4.69 miliardë dollarë në periudhën......

Britani, rritje rekord e energjisë diellore - Qeveria premton 3-fishimin e kapacitetit deri në 2030
Kristi Ceta/SCAN Britania e Madhe është në rrugën e duhur për të gjeneruar nivele rekord të energjisë diellore këtë verë, sipas parashikimeve të......

Itali, vapa rrit konsumin e energjisë me 4,5% - Në korrik u regjistrua shifra më e lartë që nga viti 2015
Kristi Ceta/SCAN Në korrik, kërkesa për energji elektrike në Itali arriti në 31.3 miliardë kWh, 4.5% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj në 2023. Për sa......

Shqiptarët “freskohen” me birrë të huaj - Importi i markave ndërkombëtare, më i larti në 5 vite
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni i mbarë turistik dhe temperaturat e larta e kanë bërë birrën, jo vetëm një ndër produktet më të konsumuara, por edhe me......

Bypass Sarandë, hapet tenderi për projektimin - ARRSH: Segmenti rreth 3.5 km, duhet të lidhë Qafë Gjashtën me rrugën nacionale
Ola mitre/SCAN Me një fond limit prej 30.78 mln lekë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e bypassit të Sarandës.......

Shqipërinë e vizituan rreth 6,3 mln të huaj në 7 muaj - Në rritje edhe numri i shqiptarëve që kalojnë pushimet jashtë vendit
Xhorxhina Deda/SCAN Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1.8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin......