Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2022, 14:32

Si ndryshoi në 5 vite tregtia Shqipëri-Kosovë/ Analiza e shifrave të shkëmbimeve mes dy vendeve shqiptare!

Nga SCAN TV

Shqipëria dhe Kosova po njohin një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare mes tyre. Viti 2021, ka shënuar një rekord historik në nivelin e shkëmbimeve mes dy vendeve, duke e kthyer Kosovën në një prej partnerëve të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë.

Në 5 vite, Kosova po kthehet në një treg shumë të rëndësishëm të mallrave të Shqipërisë, e sidomos të materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë dyfishuar duke e kthyer Kosovën në një prej partnerëve tregtarë me rritjen më të shpejtë të shkëmbimeve.

Referuar të dhënave të Tregtisë së Jashtme të Instat, në vitin 2017 Shqipëria eksportoi në Kosovë mallra më vlerë rreth 21 miliardë lekë dhe gradualisht, deri në vitin 2021, vlera e eksporteve ka arritur vlerën e 37.7 miliardë lekëve.

E njëjta tendencë rritëse konstatohet edhe me importet, ku në 5 vite shifra e tyre është rritur nga 8.4 miliardë lekë në 15.4 miliardë lekë.

Por cilat janë mallrat që po shkëmbehen më shumë mes dy vendeve dhe si kanë ndryshuar ato në 5 vitet e fundit?

  • Niveli i eksporteve për grupin e mallrave “Ushqime, pije e duhan” nga 2.8 miliardë ka shkuar në 4.7 miliardë lekë.
  • Mineralet dhe lëndët djegëse e energjia elektrike nga 4.8 miliardë  lekë kanë arritur në 2021 në 8 miliardë lekë.
  • Produktet kimike dhe plastike nga 1.1 miliardë lekë kanë arritur në 3.1 miliardë lekë.
  • Lëkurë dhe artikuj prej lëkure nga 8 miliardë lekë kanë arritur në 15 miliardë lekë.
  • Prodhime druri dhe letre nga 436 milionë lekë kanë arritur në 936 milionë lekë.
  • Materialet e ndërtimit dhe metalet nga 9.5 miliardë lekë kanë arritur në 17.4 miliardë lekë.
  • Makineritë dhe pjesët e këmbimit nga 714 milionë lekë kanë arritur në 1.7 miliardë lekë.

Por cila është situata e eksporteve në 5 muajt e parë të këtij viti?

Në 5 muajt e parë të këtij viti, Kosova renditet si një ndër 3 vendet më të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve.  Në total, në periudhën janar-maj 2022 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë 15.8 miliardë lekë. Nëse tendenca e eksporteve vijon edhe në muajt në vijim e njëjtë, atëherë këtë vit mund të kemi një ‘thyerje’ të rekordit historik të eksporteve mes dy vendeve.

Gjatë këtyre 5 muajve, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë ushqime, pije e duhan me vlerë 2.1 miliardë lekë. Po ashtu, ka eksportuar minerale, lëndë djegëse e energji elektrike me vlerë 2.6 miliardë lekë që në fakt rezulton më pak se vitin e kaluar.

Sa i përket produkteve kimike dhe plastike, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë 1.8 miliardë lekë ndërsa prodhime druri dhe letre 564 milionë lekë.

Ndikimin më të madh në rritjen e eksporteve të Shqipërisë në Kosovë e ka pasur grupmallrat materiale ndërtimi dhe metale., ku këtë 5 mujor janë eksportuar 7.2 miliardë lekë, duke njohur rritje të konsiderueshme në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nëse do të analizojmë importet e Shqipërisë nga Kosovë, rezulton se ato janë rritur por larg ritmeve me të cilat po rriten eksportet.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=wdoi3EmPDQU

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat