Si duhet të shpërndahet nafta për fermerët? - Vuksani: Paratë për përfituesit të jepen në sezon

Ndërsa më 27 Mars pritet të hapen aplikimet për skemën kombëtare në bujqësi 2024, përmes së cilës do të financohen fermerët përfitues, ekspertët e bujqësisë shprehen se duhet të merren masa paraprake në mënyrë që ky proces të mos ketë problematika.
Rekomandimet lidhen kryesisht sa i takon shpërndarjes së naftës, e cila këtë vit nuk do të jepet më me kartë, por fermerët do të marrin para në llogari në bazë të hektarëve të punuar.
Sipas vendimit të qeverisë, subjektet përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore.
Në vendim sqarohet se subjektet përfituese duhet të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.
Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet varion: deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha; Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”.
Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas kalimit të pagesës te subjektet përfituese.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kamatëvonesat për bizneset, prekin majat - Detyrimet tatimore përtej afatit, norma e interesit arrin në 8.58 %
Bizneset të cilët nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat janë ngarkuar me kamatëvonesa të cilat regjistrohen në përqindjen më të lartë që nga viti 2016. ......

Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta, gati të njohin shtetin e Palestinës!
Katër liderët u mblodhën në margjinat e një samiti në Bruksel të premten për të diskutuar "gatishmërinë e tyre për të njohur Palestinën", duke shtuar se ata......

Planet për financimin e HEC Skavica - KESH gjen konsulentin e jashtëm, do vlerësojë aftësinë kredimarrëse të korporatës
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ofrojë konsulencën e jashtme financiare për projektin e hidrocentralit të......

Cila është skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve? - Denaj: Bashkimi i tyre do rrisë standardet e prodhimeve dhe sigurinë ushqimore
Teksa prenzantoi Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët dhe blegtorët, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj theksoi se bashkimi I......

Adresat/ Sa apartamente ka Shqipëria? - Çfarë mund të përfitojë biznesi dhe individët nga sistemi i ri
Në Kuvend është depozituar një nismë e re për aplikimin e një sistemi adresash, ku çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës. Por sa......

Gati strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2024-2030 - Nga zbutja e varfërisë deri te mbështejta e PAK, sa parashikohet të shpenzohen?
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2023. Një dër qëllimet kryesore është zbutja e varfërisë,......

Sa para tërhoqën shqiptarët në bankomat? - Mesatarisht 15,800 lekë në një transaksion
Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë tërhequr më shumë para se një vit më parë në pikat e ATM-ve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifrat......

Qyteti që shet shtëpitë per 1 dollarë secilën - Kushtet janë vetëm dy ndërsa pronat e lira 200
Qyteti amerikan i Baltimores ka nxjerrë në shitje 200 shtëpi për vetëm 1 dollarë secilën. Qëllimi është që blerësit privatë të investojnë dhe t’i......