Si do “pastrohen” paratë cash të hedhura në ndërtim? - Emigrantëve u hapet drita jeshile, mund të formalizojnë deri në 2 milionë euro
Të gjitha të ardhurat informale që janë përdorur për të blerë pasur të paluajtshme në Shqipëri përmes pagesave cash do të mund të formalizohen. Përmes draftit të ri të amnistisë fiskale, qeveria u jep mundësinë subjekteve e këtij ligji që të mund të deklarojnë dhe legalizojnë vullnetarisht burimin e të ardhurave të përdorur për krijimin e pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme që duhen apo janë regjistruar në regjistra publik, burime këto të pa deklaruara më pare.
Formalizimi përfshin edhe ato pasuri për të cilat janë lidhur kontrata shitje. Tatimi që duhet të paguajnë këto individë varion nga 7 për qind nëse deklarimi bëhet deri në 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit dhe 10 për qind pas kësaj periudhe. Me po të njëjtën normë tatimore u jepet mundësi qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vend, të huajve apo emigrantëve që të deklarojnë paratë e tyre dhe ti formalizojnë në Shqipëri.
Shumë e lejuar që mund të deklarohet është deri në 2 milionë euro. Ndërsa ofrohet normë e reduktuar tatimore nga 5-7 % për ata që paratë e deklaruara i investojnë në në tituj shtetërorë, bono thesari apo obligacione jo më të vogla se 2 vjeçare. Për emigrantët formulari i deklarimit plotësohet në pikat doganore kufitare. Ndërkohë neni 11 i draftit përmban edhe disa kufizime.
Konkretisht, “shumat në të holla të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë 5 vjeçare nga momenti i depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar”.
Por në rastet kur një individ dëshiron me patjetër ti transferojë ato përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Qeveria jep garanci se subjektet përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të këtyre subjekteve.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Kufizimi i aksesit për shërbime publike! Dokumentet online/ KSHH, Maçolli: Shkelje e të drejtave kushtetuese, nëse qytetarët s’i marrin dot
Kufizimi i aksesit në marrjen e shërbimeve publike është shkelje e të drejtave kushtetuese”. Juristi pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erdion Maçolli thotë......

Fëmijët e emigrantëve, librat shqip në ambasada - Ndryshon ligji për Diasporën, programe për mësimin e gjuhës shqipe në distancë
Ndërsa ka vendosur të shfuqizojë Agjencinë e Diasporës dhe t’ia kalojë atributet e saj Ministrisë së Punëve të jashtme, Qeveria ka ndërmarrë edhe një seri......

Shqiptarët dynden me makina jashtë kufijve - Janar-maj, sigurimet e mjeteve që lëvizin jashtë territorit rritje 52.16%, numri i kontratave 67%
Heqja e çdo kufizimi lëvizjeje është përkthyer në rritje të fortë të numrit të mjeteve me targa shqiptare që kanë udhëtuar jashtë kufijve. Një prej treguesve......

Pse vizita e princit saudit në Turqi sinjalizon një ndryshim "tërësisht të jashtëzakonshëm" qëndrimi për Erdogan?!
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka vizituar Turqinë për herë të parë në vite, duke shënuar një afrim midis dy prej aktorëve më të......

Greqia drejt një recesioni tjetër, vetëm 4 vjet pasi vendi doli nga paketa e diskutueshme e shpëtimit!
Gati katër vjet pasi Greqia festoi fundin e programit të saj të ndërlikuar të shpëtimit, njerëzit e saj po shqetësohen gjithnjë e më shumë për perspektivat e......

Gjykata e Lartë e SHBA zgjeron të drejtat e armëve – Qytetarët tani mund ti mbajnë ato edhe në publik
Gjykata e Lartë deklaroi për herë të parë se Kushtetuta e SHBA mbron të drejtën e një individi për të mbajtur një pistoletë në publik për vetëmbrojtje, duke i......

Dollari, humbjet e para javore për qershorin - Euro mbështetet nga aktiviteti i dobët i fabrikave në Europë
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e fundit të kësaj jave, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare dhe pritet të publikojë humbjet e para......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët po vlerësojnë rreziqet e inflacionin dhe recesionit
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë, në sesionin e sotëm, pas një javë të paqëndrueshme, ndërsa investitorët anembanë botës po vlerësojnë rreziqet......