Shqiptarët, më “gjumashët” në botë - Gjysëm orë më shumë se mesatarja globale. Ata me arsim të lartë, 21 minuta më pak gjumë

Një grup kërkuesish kanë zhvilluar studimin më të gjerë ndonjëherë në botë mbi gjumin dhe kohëzgjatjen e tij, në 63 shtete të botës, mes të cilave edhe Shqipëria, mbi më shumë se 730 mijë individë në mbarë globin. Mesatarja globale e gjumit, sipas studimit të publikuar në revistën “Nature” fiksohet në 7 orë e 1 minutë. Por si renditet Shqipëria në këtë klasifikim pak të çuditshëm?
Jemi as më shumë e as më pak, më gjumashët në botë. Shqipëria renditet e para në planet sa i përket kohëzgjatjes së gjumit, me plot 7 orë e 32 minuta, pra 31 minuta mbi mesataren globale. Krahasuar me vendet që flenë më pak, si psh Japonia, shqiptarët duket se bëjnë rreth 1 orë më shumë gjumë. Japonia renditet ndër vendet e fundit në botë sa i përket orëve mesatare të gjumit, me vetëm 6 orë e 38 minuta, tregojnë të dhënat e studimit që mban firmën e 8 studiuesve dhe kërkuesve. Pas Shqipërisë, në renditje ndjekin Sllovakia, Rumania, Çekia, Ukraina, Serbia, Polonia, Irani, Finlanda dhe Maqedonia e Veriut, si 10 vendet më gjumashe në botë.
“Scan Intel” ka analizuar gjerësisht shifrat e studiuesve për vendin tonë, ku në analizë janë marrë 932 individë, dhe vihet re se nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes meshkujve dhe femrave. Mesatarja globale tregon se femrat flenë rreth 7 minuta e gjysëm më shumë se meshkujt mesatarisht. Në Shqipëri tendenca është e kundërt me atë të globit, pasi meshkujt duket se flenë pak më shumë, paçka se vetëm 1 minutë diferencë. Kohëzgjatja e gjumit në Shqipëri mes fshtatit dhe qytetit duket gjithashtu e barabartë. Ajo që bie në sy nga shifrat është diferenca në kohëzgjatjen e gjumit sipas edukimit. Shqiptarët me arsim të lartë duket se flenë vetëm 7 orë e 25 minuta gjumë, ndërsa ata me arsim të mesëm, 7 orë e 46 minuta gjumë. Pra, mesatarisht ata me arsim të lartë në vendin tonë flenë 21 minuta më pak gjumë se ata me arsim të mesëm.
Japonia, Indonezia, Malajzia dhe Filipinet janë të fundit në botë në këtë renditje, me filipinezët që duket se flenë rreth gjysëm orë më pak se mesatarja globale. Europa Lindore kryeson çdo klasifikim, pra jo vetëm në total, por edhe sipas moshave dhe tipologjive të tjera. Studimi arrin gjithashtu dhe në një përfundim tjetër; se ka një korrelacion të drejtë mes kohëzgjatjes së gjumit dhe largësisë nga ekuatori. Pra, sa më afër ekuatorit të jeni, aq më shumë gjasa ka që të flini më shumë. Studimi vërteton gjithashtu diferencat e mëdha në kohëzgjatjen e gjumit mes moshave të reja dhe atyre pak më të vjetra.
Roel Korkuti/ SCANSondazh

Kontratat ndërtues-pronarë të tokës shkojnë në Kadastër - Ndërhyrje në legjislacionin e kontratave të sipërmarrjes/porosisë, apo premtim shitje
Viti 2023 do të sjellë ndryshime në mënyrën si lidhen kontratat mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokës. Ndryshimet janë paralajmëruar nga Qeveria në Librarinë e......

Firmat energjetike ndihmojnë biznesin e vogël - Në Francë vendoset një kufi çmimi prej 280 euro për megavat orë
Furnizuesit e energjisë në Francë kanë rënë dakord të mbështesin bizneset e vogla, që përballen me rritjen e cmimeve duke i garantuar atyre një kufi cmimi......

Investimet strategjike në një listë unike - Projektet mbi 200 milionë lekë miratohen nga Këshilli i Ministrave
Këshilli i ministrave në vendimin për “Procedurat e menaxhimit të fondeve publike”, vendosi që projekti i investimit përfshin një seri punimesh apo shërbimesh......

Lufta në Ukrainë, tensione tregtare globale, pasiguri në energjisë dhe inflacion në rritje - Çfarë pret në vitin 2023?
Duket se ka pak kohë për Bashkimin Evropian pas slitës në vitin 2022. Përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, tensioneve tregtare globale,......

Kushti i qytetarëve për kryebashkiakët! - “Përdorini fondet aty ku duhet, që të paguajmë taksa!
Afro 58% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë që nuk duhet të paguhen detyrimet për taksa dhe tarifa vendore deri në përmirësimin e shërbimeve të ofruara. Shifra......

Ujërat e ndotur, vetëm 15% e popullsisë shërbim nga impiantet - Problemi në zonat urbane dhe bregdetare, qeveria rendit mangësitë
Vetëm 15% e popullsisë së Shqipërisë merr shërbim nga impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura. Vet qeveria i pranon këto mangësi teksa thotë se kjo gjë ka......

Inflacioni regjistron rënie në eurozonë - Të dhënat e muajit dhjetor nuk i japin “paqe” BQE
Inflacioni në eurozonë është ulur më shumë se sa ishte parashikuar një muaj më parë, por presionet mbi cmimet janë rritur duke lënë të kuptohet se Banka......

Prodhim rekord i energjisë së erës në Britani - Parqet eolike, 26.8% të energjisë elektrike të vendit në 2022
Parqet eolike në Britaninë e Madhe kontribuan me një rekord prej 26.8% të energjisë elektrike të prodhuar në vend gjatë vitit 2022. Pvarësisht kësaj......