Shqipëria Postuar më 23 Gusht 2022, 13:36

Shifrat modeste të energjisë diellore 6-mujori/ Impiantet fotovoltaike prodhuan 0.6% të energjisë totale. Asnjë central i ri në funksionim

Nga SCAN TV
Shifrat modeste të energjisë diellore  6-mujori/ Impiantet

Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike mbeten modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar, teksa për 6-mujorin e parë të këtij viti sasia e prodhuar nga dielli arriti në 0.6% të totalit. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në total në periudhën janar-qershor u prodhua 22 618 MwH energji, nga 3,662,873 MWh energji totale, që u prodhua gjatë kësaj periudhe nga të gjithë burimet gjeneruese në vend.

Në raport me të njëtën periudhë të një vitit më parë, ka një rritje të lehtë të peshës që mban energjia diellore, ndikuar nga rënia e prodhimit total të energjisë nga hidrocentralet. Numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli është 11, ndërkohë që gjatë këtij viti nuk ka hyrë në prodhim asnjë impiant i ri.

Ky numër mbetet i pandryshuar prej kohësh, teksa vetëm 1 muaj më parë Enti Rregullator i Energjisë licencoi 5 kompani në veprimtrinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrale fotovoltaike të vegjël, duke i hapur rrugë rritjes së kapaciteteve gjeneruese nga dielli.

Këto janë licencat e para që jepen pas më shumë se 3 vitesh, nga koha kur është dhëna licenca e fundit për projekte që pëfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë, duke e çuar në 16 numrin e këtyre impianteve.

Secili prej centraleve të rinj do të ketë një fuqi të instaluar prej 2 MW, ndërkohë që të gjithë ndodhen në zonën e Bitinckës, në Bilisht. Interesi nga investitorët për ndërtimin e centraleve të vegjël diellorë ka qenë i lartë gjatë këtyre viteve, por 1 numër i vogël kanë arritur të marrin miratimet përfundimtare nga Ministria e Infrastrtukutrës dhe Energjisë, që më pas do i hapte rrugën lincencimit dhe ndërtimit të tyre.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=EuBT7nUaxUY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat