Nisin masat për garantimin e “bukës” - Fermerët që mbjellin grurë marrin 30 mijë lekë/ha, si aplikohet dhe afatet

Kriza e grurit që doli në pah si pasojë e konfliktit Rusi-Ukainë dhe që solli rritje të çmimit të miellit në vend, ka bërë që qeveria të marrë masa për të rritur sipërfaqet e mbjella në vend në mënyrë që të jemi më të mbrojtur ndaj situatave emergjente.
Kështu, nga 1 shtatori deri më datën 23 shtator fermerët do të kenë mundësinë që të aplikojnë përmes e-albania për të marrë mbështetje financiare për kultivimin e grurit në sezonin e ri të mbjelljeve. Mbështetja që jepet nga Agjencia për Zhvillimin Bujqeësor dhe Rural do të jenë në vlerën 30 mijë lekë për hektarë, për sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 hektarë.
Përfitues nga kjo masë mund të jenë fermerë individualë, SHBB, Person Fizika ose Juridikë. Për të përfituar, aplikanti duhet të jetë i pajisur me NIPT fermeri aktiv; Toka të jetë në pronësi ose në përdorim (qira, huapërdorje etj.); të ketë faturë të fiskalizuar për blerjen e farës dhe plehrave kimike.
Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti pas përfshirjes në listën e subjekteve të kualifikuara ështrë dokumentacioni i pronësisë së tokës apo përdorimit. Pagesat do të kryhen brenda vitit 2022 për sipërfaqet e mbjella dhe kontrolluara në parcelë. Sezoni i mbjelljes së grurit fillon në muajin Tetor.
Sipas të dhënave zyrtare të instat fermerët shqiptarë prodhojnë mesatarisht 233 mijë ton grurë në vit por kjo sasi është e pamjaftueshme për të mbuluar kërkesën konsumatore, pasi në të njëjtën kohë importet u regjistruan në 221 mijë ton grurë vitin që lam pas, në një vlerë prej rreth 7 miliardë lekësh.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=AEZjyUETJMM
Sondazh

Tatimet, 65 mijë inspektime tek bizneset - Si do të rrisë plani antiinfomalitet të ardhurat në buxhet në 3 vitet e ardhshme
Pavarësisht faktit se arka e shtetit, falë rritjes së çmimeve, ndodhet në ditët më të mira sa i takon të ardhurave, qeveria planikon që ky trend të vijojë edhe......

Makinat elektrike, përdorim modest - Shifrat/ Në 7 muaj u regjistruan 313 autovetura, 1% e totalit
Vetëm 1% e makinave të regjistruara përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë elektrike, çka tregon se përdorimi i këtyre autoveturave në vendin tonë mbetet......

Shtrenjtohen karburantet në Maqedoninë e Veriut - Nga e marta nafta tregtohet 177,82 lekë/litër, ndërsa benzina 169,30
Duke nisur nga dita e martë çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë më të shtrenjta. Nafta shitet me 93,50 denarë për litër, që referuar kursit......

Kina po përballet me një tjetër krizë të energjisë. Por këtë herë ka të ngjarë të jetë ndryshe!
Ndërprerjet e energjisë elektrike në Kinë këtë vit nuk ka gjasa të shtrihen shumë përtej verës, pasi kushtet e krizës së energjisë elektrike të këtij viti janë......

Serbia do të shpenzojë 3 miliardë euro për importin e energjisë dimrin e ardhshëm – Vendi në kërkim të kapaciteteve të tjera prodhuese
Serbisë do t'i nevojiten 3 miliardë euro për të siguruar energji të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, tha Zorana Mihajloviq, zëvendëskryeministrja e Serbisë......

Rubla ruse forcohet kundrejt Dollarit amerikan – Është monedha me performancën më të mirë në botë!
Rubla ruse u forcua pak të martën pasi fillimisht u lehtësua përtej 60 kundrejt dollarit, ndërsa aksionet në firmën kryesore të internetit Yandex ia kaluan......

Eksportet kryesore të ushqimit ukrainas janë pothuajse përgjysmuar që nga fillimi luftës!
Eksportet e mallrave kryesore bujqësore ukrainase kanë rënë me pothuajse gjysmën që nga fillimi i pushtimit rus në fillim të këtij viti krahasuar me të njëjtën......

Ford shkurton 3.000 vende pune - Nis procesin e ristrukturimit për të konkurruar Tesla në automjetet elektrike
Kompania Ford Motor njoftoi se do të shkurtojë gjithsej 3,000 vende pune, kryesisht në Amerikën e Veriut dhe Indi, ndërsa ka nisur procesin e ristrukturimit......