Shqipëria dhe BE, nga negociatat te pesha në ekonomi/ Ndërsa punimet për anëtarësim vijojnë, Unioni mbetet partneri më i rëndësishëm

Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, te hapja e negociatave të anëtarësimit dhe procesi i kapitujve negociues, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka kaluar në disa etapa kyçe përgjatë më shumë se tre dekadave.
Procesi nisi me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, ndërsa në vitin 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Në vitin 2020, Këshilli i Bashkimit Europian miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, ndërsa dy vite më vonë u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare, që shënoi nisjen zyrtare të procesit të shqyrtimit të legjislacionit shqiptar.
Në Ditën e Europës, Shqipëria ndodhet tashmë në një fazë vendimtare të negociatave. Vendi është në pritje të vlerësimit të shteteve anëtare për Raportin mbi Piketat e Ndërmjetme, ndërsa synon të përmbyllë 10 kapitujt e parë nga 33 gjithsej.
Procesi lidhet kryesisht me grupin e “Themeloreve”, ku përfshihen drejtësia, shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, fusha që mbeten përcaktuese për avancimin e mëtejshëm të negociatave me BE-në.
Por marrëdhënia e Shqipërisë me Bashkimin Europian shtrihet përtej procesit politik të integrimit. Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor ekonomik i vendit, si në tregti ashtu edhe në investime.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025, vendet e Bashkimit Europian përbënin 57% të gjithë tregtisë së jashtme të Shqipërisë. Drejt vendeve të unionit u orientuan 72.5% e eksporteve shqiptare, ndërsa 51% e importeve erdhën nga tregu europian. Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në BE.
Edhe në investime, vendet europiane mbajnë peshën kryesore në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2025 fluksi i investimeve direkte nga vendet anëtare të Bashkimit Europian arriti në rreth 729 milionë euro, me kontributin kryesor nga Holanda, Italia, Austria dhe Gjermania.
Ndërkohë, bizneset me kapital nga vendet e Bashkimit Europian përbëjnë mbi 60% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri, duke ruajtur peshën kryesore në ekonominë shqiptare.
Përtej simbolikës së 9 Majit, integrimi europian mbetet i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të vendit, ku tregtia, investimet dhe prania e bizneseve europiane vazhdojnë të kenë rolin dominues në ekonominë shqiptare.
Centralet e rinj prodhuan 2.43% të energjisë - ERE: Në vitin 2025 u shtuan 262 MW kapacitete, dominon energjia diellore
Rreth 262 MW kapacitete të reja nga burime të rinovueshme i janë shtuar sistemit elektroenergjetik shqiptar gjatë vitit 2025, ku dominon qartësisht energjia......
Doganat Shqiptare dhe Agjencia e Doganave të Italisë dakordësojnë zgjidhjen teknike për problematikën e importit të verës nga vendi fqinj
Doganat Italiane kanë njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir Beja, për pranimin e propozimit për zgjidhjen e gjendjes aktuale që po......
Konflikti tregtar mes BE-së dhe SHBA-së - Pas ultimatumit të Trump për tarifat BE-ja reagoi me qetësi
Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së komisioneri i BE-së për Tregtinë, Marosh Sefçoviç, është shprehur kundër një kursi......
Bizum sfidë për Visa dhe Mastercard - Aplikacioni spanjoll, platformë me 30 milionë përdorues
Aplikacioni spanjoll i pagesave, Bizum, tashmë i përhapur në të gjithë Spanjën, po zhvendoset në dyqanet fizike. Deri më tani, kur preknit telefonin ose......
Raporti: Teherani i reziston bllokadës për 4 muaj - Vlerësimi: Ndikimi i SHBA-së mbi Teheranin mbetet i kufizuar
Përpjekjet për t'i dhënë fund luftës midis SHBA-së dhe Iranit duket se ngecën ndërsa të dyja palët shkëmbyen zjarr në Gjirin Persik të premten. Ndërkohë një......
FIFA, ceremoni të ndara për Kupën e Botës - Meksika, Kanadaja dhe SHBA përgatiten për nisjen e turneut
FIFA njoftoi të premten se do të mbajë ceremoni të ndara hapjeje para ndeshjes së parë në secilin prej tre vendeve pritëse për Kupën e Botës të këtij viti, e......
Ryanair njofton reduktimin e fluturimeve në Greqi - Fraport Greece: Strategji e kompanisë, jo tarifat aeroportuale
Fraport Greece ka reaguar të premten pas njoftimit të Ryanair mbi vendimin për të shkurtuar operacionet në Greqi, dhe se do të mbyllë degën e vet në Selanik......
Mbështetja për euron në pikën më të lartë - Eurobarometri: Më shumë se gjysma e bullgarëve mbështesin euron
Më shumë se gjysma e bullgarëve tani mbështesin euron, sipas publikimit të fundit të pranverës të anketës së Eurobarometrit mbi qëndrimet publike në të......


