Shqipëria Postuar më 9 Maj 2026, 12:13

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, nafta shkon në 197 lekë/litër

Nga Edel Strazimiri

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, nafta shkon

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke reflektuar një rritje të lehtë të tyre krahasuar me një ditë më parë. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar më 9 Maj 2026 dhe hyn në fuqi sot në orën 14:00.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 197 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 182 lekë për litër dhe me shumicë me jo më shumë se 170 lekë për litër.

Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të pasqyrohen ndryshimet e reja të tregut ndërkombëtar.

Autoritetet kanë tërhequr vëmendjen e operatorëve të tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, ndërsa paralajmërohet se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në sqarimin shoqërues të vendimit thuhet se, bazuar në Aktin Normativ nr.1, datë 3.4.2026 për akcizat, niveli i akcizës do të vijojë të zbatohet i plotë, 100%, pasi çmimet aktuale të karburanteve mbeten nën kufirin e përcaktuar nga akti normativ.
I prefer this response

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat