Konflikti tregtar mes BE-së dhe SHBA-së - Pas ultimatumit të Trump për tarifat BE-ja reagoi me qetësi

Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së komisioneri i BE-së për Tregtinë, Marosh Sefçoviç, është shprehur kundër një kursi konfrontues me SHBA-në. Ndërkohë disa grupe në Parlamentin Evropian, si edhe disa shtete anëtare, kërkojnë një qëndrim dhe një qasje më të ashpër ndaj SHBA-së.
Sipas Sefçoviç, negociatat mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit pritet të përfundojnë në qershor. Dhe ai nuk e konsideron ultimatumin e presidentit amerikan Donald Trump deri më 4 korrik si presion shtesë ndaj BE-së: "Kjo përputhet plotësisht me afatet tona kohore”, thotë komisioneri. "Ne duhet t'u përmbahemi shifrave, jo emocioneve, dhe të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale", shton ai. Sipas komisionerit të Tregtisë, BE-ja, pavarësisht të gjitha tensioneve dhe turbulencave dëshiron ta çojë përpara marrëveshjen e Turnberry-t të vitit të kaluar. Marrëveshja e Turnberry-t e vitit 2025 parashikon që importuesit nga BE-ja të paguajnë në SHBA një tarifë doganore maksimale prej 15 për qind, ndërsa importet nga SHBA-ja drejt BE-së të përjashtohen në masë të madhe nga tarifat doganore.
Megjithatë marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi nga pala evropiane. Një nga arsyet janë dyshimet që u shfaqën në Bruksel lidhur me besueshmërinë e SHBA-së si partnere pas krizës së Groenlandës dhe vendimeve të Gjykatës Amerikane të Tregtisë.
Komisioneri tha gjithashtu se në Gjermani mund të rrezikohen vende pune. Ai i hodhi poshtë prerazi tarifat shtesë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët, që kërkon pala amerikane, duke deklaruar se nuk do të pranohet me asgjë më shumë se sa tarifa 15 për qind për të cilën është rënë dakord. Kjo është mbështetje për kancelarin gjerman Merz, i cili së fundmi e ka cilësuar disa herë si "të papranueshme” kërkesën e re amerikane për një tarifë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët.
"Nëse nuk arrijmë ta realizojmë këtë marrëveshje të madhe për të gjithë, atëherë në Gjermani rrezikohen 54 mijë vende pune në industrinë e automobilave”, ka thënë Komisioneri European për Tregtinë
Bizum sfidë për Visa dhe Mastercard - Aplikacioni spanjoll, platformë me 30 milionë përdorues
Aplikacioni spanjoll i pagesave, Bizum, tashmë i përhapur në të gjithë Spanjën, po zhvendoset në dyqanet fizike. Deri më tani, kur preknit telefonin ose......
Raporti: Teherani i reziston bllokadës për 4 muaj - Vlerësimi: Ndikimi i SHBA-së mbi Teheranin mbetet i kufizuar
Përpjekjet për t'i dhënë fund luftës midis SHBA-së dhe Iranit duket se ngecën ndërsa të dyja palët shkëmbyen zjarr në Gjirin Persik të premten. Ndërkohë një......
FIFA, ceremoni të ndara për Kupën e Botës - Meksika, Kanadaja dhe SHBA përgatiten për nisjen e turneut
FIFA njoftoi të premten se do të mbajë ceremoni të ndara hapjeje para ndeshjes së parë në secilin prej tre vendeve pritëse për Kupën e Botës të këtij viti, e......
Ryanair njofton reduktimin e fluturimeve në Greqi - Fraport Greece: Strategji e kompanisë, jo tarifat aeroportuale
Fraport Greece ka reaguar të premten pas njoftimit të Ryanair mbi vendimin për të shkurtuar operacionet në Greqi, dhe se do të mbyllë degën e vet në Selanik......
Mbështetja për euron në pikën më të lartë - Eurobarometri: Më shumë se gjysma e bullgarëve mbështesin euron
Më shumë se gjysma e bullgarëve tani mbështesin euron, sipas publikimit të fundit të pranverës të anketës së Eurobarometrit mbi qëndrimet publike në të......
Si lindi ideja për BE? 9 maji dita e Europës - Sot BE përfshin 27 shtete me rreth një miliardë qytetarë
Mё 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtёm francez Robert Schuman, qё mё 9 maj 1950 formuloi idenё e BE. Qё nga viti 1985 kryetarёt e shteteve dhe tё......
Përfundon programi që ringriti shkollat pas tërmetit - Nga Kavaja në Shijak, 63 objekte arsimore u transformuan me mbështetjen e BE
Ka përfunduar programi më i madh i Bashkimit Evropian për arsimin në Shqipëri, “EU4Schools” (BE për Shkollat) i cili u zbatua për 6 vite me radhë nga UNDP,......
Eksportet e Kinës u rritën fuqishëm në prill - Porositë nga jashtë kapën nivelin e tyre më të lartë në dy vjet
Rritja e eksporteve të Kinës u përshpejtua në prill, ndërsa fabrikat nxituan për të përmbushur valën e porosive të blerësve të huaj që kërkonin të......


