Analiza Postuar më 12 Korrik 2025, 12:31

Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Shqipëria humbet brezin e ri

Nga Xhorxhina Deda

Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin 2024. Nëse i kryqëzojmë të dhënat me ato të Eurostat shohim se Shqipëria renditet mes vendeve të Europës që kanë shënuar rënie të popullsisë.

Ndërkohë që popullsia e BE-së më 1 janar 2025 u vlerësua në 450.4 milionë banorë, me një rritje prej 0.2%, Italia, Sllovakia, Bullgaria, Rumania, Polonia, Estonia, Hungaria dhe Letonia ishin vendet që regjistruan rënie.

Nga ana tjetër, Lihtenshtejni, Malta, Irlanda, Islanda dhe Luksemburgu regjsitruan rritjen më të lartë të popullsisë, nga 1.5% në 2.2%.

Të dhënat në Shqipëri tregojnë një trend të përgjithshëm të tkurrjes së popullsisë në shumicën e grupmoshave të reja dhe të mesme. “Scan Intel” ka marrë në analizë ndryshimin vjetor të popullsisë në vend referuara shifrave të INSTAT.

Në grupmoshat e reja ndryshimi është kryesisht negativ dhe në disa raste mjaft i ndjeshëm. Për shembull, grupmosha 25-29 vjeç shënon një rënie prej 5.3%, ndërsa edhe grupmoshat 5-9 dhe 15-19 vjeç kanë ulje të konsiderueshme prej 4.0% dhe 3.9%. Këto të dhëna pasqyrojn një trend të uljes së lindshmërisë ose migracionit të largët të të rinjve.

Edhe në segmentin e grupmoshave të mesme shumica e ndryshimeve janë negative por më të buta. Ndërkohë, në grupmoshat e mëdha shohim një rritje të dukshme të popullsisë, sidomos në grupmoshat 75-79 dhe 85+ me rritje përkatësisht 8.8% dhe 8.6%. Edhe grupmoshat 65-69 dhe 70-74 kanë rritje pozitive mbi 3%.

Popullsia e re në Shqipëri po zvogëlohet ndërkohë që ajo e të moshuarve po rritet. Ky trend tregon sfida të mundshme demografike në të ardhmen, përfshirë plakjen e popullsisë dhe zvogëlimin e fuqisë punëtore të re.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat