Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2025, 10:57

Inspektoriati i Punës inspektime në 772 subjekte - Në qershor, u kontrolluan mbi 16 mijë vende pune

Nga Diamila Leka

Inspektoriati i Punës inspektime në 772 subjekte - Në qershor, u

Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka shtuar kontrollet në vendete punës si dhe në subjekte të ndryshme. Referuar të dhënave, në qërshor, janë kontrolluar gjithsej 16,449 vende pune ndërsa janë inspektuar 772 subjekte. Por, në kuadër të kontrolleve, pjesë e tyre janë dhe inspektimet këshilluese, nga ku janë kryer 175 në total për muajin qershor.

Për t’u ndalur në masat administrative, janë ndërmarrë 401 të tilla. Por, Inspektoriati i Punës ka trajtuar dhe 84 ankesa të cilat kanë mbërritur nga subjekte apo qytetarët. Inspektoriati Shtetëror i Punës, në kuadër të planit të masave për subjektet që ushtrojnë aktivitete në sezonin turistik, vijon procesin e inspektimeve në të gjithë vendin.

Ndërsa, deri më tani nga inspektimet e kryera janë marrë masa urgjente për pezullimin e aktivitetit në subjektet me shkelje flagrante, si dhe është kryer formalizimi i çdo marrëdhënieje pune përpara përfundimit të inspektimit.

Ndër të tjera, gjatë procesit të kontrolleve janë aplikuar masa administrative në përputhje me shkeljet ligjore ndërsa janë lënë detyra konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe zbatimin e rregullave të sigurisë. Gjithashtu përgjatë kontrolleve nga inspektorët në terren, është garantuar mbrojtja e dinjitetit dhe siguria e punonjësve në vendin e punës.

Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj shkeljeve dhe se kontrolli, monitorimi e inspektimi do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë vendin. Ndër të tjera, Inspektoriati i Punës u bën thirrje punëmarrësve nëse kanë konstatuar shkelje të të drejtave në punë, të adresohen pranë Inspektoriatit të Punës për të denoncuar shkeljet.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat