Ku fitohen më shumë para nga Airbnb? - Bregu dominon, qytetet e brendshme mbeten pas
Turizmi vazhdon të sjellë jo vetëm pushues, por edhe fitime të majme për pronarët e banesave në bregdet. Vlorë dhe Durrësi rezultojnë dy kampionët e padiskutueshëm të Airbnb në Shqipëri, duke dominuar listën e fitimeve nga qiraja turistike.
Sipas të dhënave të vetë platformës Airbnb, Vlora kryeson me 11000 euro fitim mesatar vjetor për pronë, e ndjekur nga Durrësi me 10000 euro, duke lënë pas çdo qytet tjetër në vend. Kjo lidhet drejtpërdrejt me fluksin turistik gjatë sezonit veror dhe rritjen e vazhdueshme të cilësisë së ofertës në këto zona bregdetare.
Në vend të tretë renditet Tirana, me rreth 8500 euro fitim në vit, duke reflektuar edhe rritjen e vazhdueshme të popullsisë që ka ndodhur në kryeqytet gjatë dekadës së fundit.
Shkodra dhe Shëngjini shfaqen si surpriza pozitive në veri të vendit, me fitime përkatësisht 7300 dhe 5400 euro në vit, duke treguar rritje të interesit për këto destinacione.
Ndërkohë, qytete si Korça dhe Berati, megjithëse me potencial të lartë turistik dhe vlera të rëndësishme kulturore, raportojnë fitime më modeste 4000 dhe 4200 euro në vit. Kjo mund të lidhet me sezonalitetin dhe infrastrukturën ende në zhvillim në këto zona.
Në tërësi, Airbnb po kthehet në një mundësi konkrete fitimi për të gjithë ata që zotërojnë prona në zonat turistike të Shqipërisë. Me një treg që është katërfishuar nga viti 2021 në 2025, nga 6000 në mbi 24000 prona të listuara.

Energjia diellore udhëheq Evropën - Shënon rekord historik për muajin qershor, me mbi 22% të totalit
Energjia diellore u bë burimi kryesor i energjisë elektrike në Evropë në qershor, për herë të parë për një muaj të plotë, duke kontribuuar me 22.1% të......

Gjermania planifikon të blejë avionë luftarakë nga SHBA - Vendimi vjen pas tensioneve me Francën për projektin e përbashkët
Gjermania planifikon të blejë 15 avionë luftarakë shtesë F-35, raportoi Politico, duke cituar persona të njohur me çështjen. Ky veprim do të rriste flotën......

Greqisë i mungojnë ekspertë IT - Renditet e fundit në BE për numrin e specialistëve të teknologjisë
Ndërsa transformimi digjital dhe investimet kanë qenë në qendër të vëmendjes vitet e fundit, gjetja e talenteve, sidomos në sektorin e teknologjisë së......

IEA: Tregu i naftës, i kufizuar - Agjencia parashikon tepricë të ofertës për vitin 2025
Tregu botëror i naftës mund të jetë më i kufizuar se sa duket, pavarësisht një balance furnizimi dhe kërkese që tregon tepricë, tha Agjencia Ndërkombëtare e......

Impiant diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila i hap rrugë financimit të......

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: I shoh të raskapitur, nuk kanë çfarë japin më
Kryeministri Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend. Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nënkryetarët e të gjitha......

Siguria ushqimore, Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo bulmet që shitet pa faturë
Kryeministri Edi Rama, në takimin me përfaqësuesit vendorë, tha se nga e hëna do të sekuestrohen shishet e qumështit dhe çdo bulmet tjetër që është pa......

Guvernatori Sejko, takim me misionin e FMN – Në fokus, sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e......