Rritja e çmimeve, ligj që privatët të rrisin pagat! Vetëm 'Balfin Group” i ka rritur vullnetarisht, Shabani: Të tjerët të detyrohen

Inflacioni dhe rritja e çmimeve, kanë krijuar një situatë të vështirë për të gjithë e gjithashtu kanë krijuar nevojën e rritjes së pagave për punonjësit, si në sektorin privat, ashtu edhe në sektorin publik. Po jo të gjithë i janë përgjigjur njësoj nevojës që sjell situata aktuale ekonomike.
Veç sektorit shtetëror që e ka detyrim ligjor indeksimin e pagave, vetëm "Balfin Group", një nga grupet më të rëndësishme në rajon dhe më gjerë, ka aprovuar rritjen e rrogave për punonjësit me 7% dhe 5%. Vendimi është marrë si reagim për situatën e krijuar nga rritjet e çmimeve dhe për t’iu gjendur pranë punonjësve të shoqërive të Grupit.
Në kushtet kur në sektorin privat vetëm grupi Balfin e ka kryer vullnetarisht këtë hap, sipas kreut të nismës ‘Thurje’ Endri Shabani, për të tjerët duhet të bëhet e detyrueshme me ligj indeksimi apo rritja e pagave në nivelin e inflacionit.
“Pagat duhen indeksuar automatikisht. Kjo duhet bërë me ligj. Asgjë nuk i pengon bizneset që t’ua rrisin pagat njerëzve. A duhet të detyrohen? Një pjesë nuk munden se janë të vogla. Politika fiskale për ta është e padrejtë dhe zgjedhja është e vështirë. Për të tjerët, unë mendoj që PO. Duhet të jetë e detyrueshme me ligj që pagat të indeksohen automatikisht” tha Shabani në emisionin SCAN Update me gazetarët Lidion Kulla e Dafina Hysa.
Rritja e pagave të punonjësve është një nga politikat kryesore ekonomike që ndërmerret në periudha inflacioni të lartë. Autoritetet shtetërore e kanë të detyruar me ligj që të bëjnë në mënyrë periodike indeksimin e pagave të punonjësve të sektorit publik, gjë që e kanë bërë këtë vit në kushtet e një situate ekstreme të rritjes së çmimeve. Ndryshe ndodh me kompanitë e sektorit privat që ende nuk i janë përgjigjur me një vendim të qartë nevojës së rishikimit të pagave për punonjësit e tyre.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Fluturimet Europë-SHBA - Fitimet e tremujorit të tretë, më të larta për kompanitë amerikane se para periudhës Covid
Kompanitë ajrore amerikane kanë mbyllur tremujorin veror me të ardhura dhe pasagjerë në shifra rejord mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës. Një......

A po shkojnë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE?!
Procesi i Berlinit, i ngritur në vitin 2013, synonte të afronte Ballkanin Perëndimor me BE-në. Deri më tani, formati ka qenë kryesisht një mundësi fotografike......

“Bankat, të pambrojtura ndaj krizës energjetike?!” - Studimi i holandezes ING paralajmëron rrezikun e krijimit të kredive të reja të këqija
Bankat në Gjermani, Greqi, Itali dhe Holandë janë më të ekspozuarat në Europë ndaj efekteve të krizës energjetike nëpërmjet kreditimit të korporatave,......

Pse Polonia po ndërton një mur në kufirin me Rusinë?!
Varshava po punon për "vulosjen" e kufirit mes frikës se Moska po e përdor atë si një kanal për emigrimin e paligjshëm. Polonia së fundi përfundoi një barrierë......

Study: Smoking risks the extreme impoverishment of 13,000 Albanian families
Due to the high costs of tobacco consumption, nearly 13,000 families with 60,000 members in our country are at risk of falling below the poverty level. The......

Fed rrit normën e interesit me 75 pikë bazë, më e larta që nga viti 2008 - Pritet ndryshim i politikës në të ardhmen!
Rezerva Federale miratoi një rritje të katërt radhazi tre-çerek pikësh të normës së interesit dhe sinjalizoi një ndryshim të mundshëm në mënyrën se si do t'i......

Inflacioni i Turqisë arrin në 85% ndërsa Erdogan vazhdon të përjashtojë rritjen e normave të interesit!
Inflacioni në Turqi u rrit për të 17-in muaj radhazi në tetor, duke arritur 85.5% nga viti në vit pasi çmimet e ushqimeve dhe energjisë vazhdojnë të rriten,......

Autobusët ikonik të Londrës drejtë elektrifikimit – Kryeqyteti me objektiv ‘emetimin zero’ deri në 2034
Përpjekja e Londrës për të patur një flotë autobusësh plotësisht me emetim zero deri në vitin 2034 ka kaluar në një tjetër stad. Nëse provat dhe testimet......