Rajoni Postuar më 3 Nëntor 2022, 10:07

Inflacioni i Turqisë arrin në 85% ndërsa Erdogan vazhdon të përjashtojë rritjen e normave të interesit!

Nga SCAN TV
Inflacioni i Turqisë arrin në 85% ndërsa Erdogan vazhdon të

Inflacioni në Turqi u rrit për të 17-in muaj radhazi në tetor, duke arritur 85.5% nga viti në vit pasi çmimet e ushqimeve dhe energjisë vazhdojnë të rriten, sipas shifrave zyrtare.

Çmimet e ushqimeve ishin 99% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, banesat u rritën me 85% dhe transporti u rrit me 117%, njoftoi të enjten Instituti i Statistikave Turke.

Indeksi i çmimeve të prodhimit vendas tregon një rritje vjetore prej 157.69% dhe u rrit me 7.83% në bazë mujore. Rritja mujore e çmimeve të konsumit ishte 3,54%.

Rritja dramatike e kostove të jetesës për vendin prej 85 milionë banorësh ka vazhduar e pandërprerë për gati dy vjet, së bashku me zhvlerësimin e ndjeshëm të monedhës turke, lirës.

Në mënyrë kontroverse, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan refuzon të rrisë normat e interesit, duke këmbëngulur se kjo do të dëmtonte ekonominë. Ekonomistët dhe kritikët thonë se politikat e tij kanë vazhduar të dëmtojnë lirën dhe të rrisin inflacionin në vend.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video