Shqipëria Postuar më 25 Maj 2022, 10:59

Rriten pagat me 6.6% në vitin 2021/ Edhe papunësia në rënie të lehtë, por tregu i punës vijon me problematika!

Nga SCAN TV

Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë vitit 2021, llogaritet në 57,191 lekë. Shifrat e publikimit të “Institutit të Statistikave” mbi tregun e punës sinjalizojnë se paga mesatare bruto gjatë vitit 2021 është rritur me 6.6%, krahasuar me vitin 2020. Nëse do të krahasonim ndryshimin vjetor të pagës sipas aktivitetit ekonomik, norma e përgjithshme tregon se paga mesatare bruto ka pësuar rritje në të gjitha aktivitetet për vitin 2021. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vihet re se rritjen më të madhe e ka pësuar paga në aktivitetin “Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”. Paga për këtë aktivitet regjistron rritje vjetore në 9.8%. Aktiviteti i dytë, i cili regjistron rritjen më të lartë të pagave gjatë vitit 2021 është “Industria nxjerrëse, përpunuese dhe energjia elektrike” me 7.7%. Ndjek “Informacioni dhe komunikacioni” me 7.1%, si dhe “Administrata publike” me 6.9%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme regjistrojnë rritjen me të ulët të pagës gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020, me 3.3%. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit po ashtu renditen në fund si aktivitetet me rritjen më të ulët të pagës me vetëm 3.5%.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video