Rreziku për pastrim parash, Shqipëria me “pullë portokalli” - Publikohet indeksi i Bazelit, shumë i lartë risku politik, ligjor dhe i transparencës

Indeksi i Bazelit, që mat rrezikun për pastrimin e parave, e ka pozicionuar përsëri Shqipërinë në vendet me risk të lartë. Indeksi vlerëson me 0 vendet ku ky rrezik është minimal dhe 10 ato ku rreziku është makimal.
Shqipëria vlerësohet me indeksin 4.92, duke u pozicionuar në vendet me risk të konsiderueshëm. Indeks të përafët me Shqipërinë kanë vende si republika Domenikane, Mauritania, Aruba, Antigua dhe Barbuda, Hungaria, Granada apo Samoa. Sa i përket vendeve të rajonit, me risk të lartë vlerësohet edhe Serbia me indeks 4.87%.
Vendi me risk më të ulët në rajon është Sllovenia, e cila gjendet në zonën jeshile të listës, e cila kryhesohet nga Finlanda, Andorra, Suedia, apo Zelanda e re. Ne pjesën e kuqe të listës gjenden shtete si Republika e Kongos, Haiti, Mjanmari, Mozambiku e Madagaskari.
Indeksi bazohet mbi tregues si transparenca financiare, ku Shqipëria ka edhe performancën më negative me tregues 6.14, korrupsioni dhe ryshfeti me tregues 5.95, risku politik dhe ligjor 5.5, ndërkohë që kuadri ligjor për pastrrimin e parave dhe transparenca paraqiten më mirë me indekse përkatësisht 3.6 dhe 4.4.
Por cilët janë elementët që merren në vlerësim për të nxjerrë pikëzimin final?
Së pari është kuadri ligjor për parandalimin e pastrimit të parave ku Shqipëria vlerësohet me 4.6, më pas vijnë korrupsioni dhe ryshfeti ku Shqipëria shënon 5.95 duke qenë një nga treguesit më negativë në vlerësimin por kryesimin në fakt e mban transparenca financiare me një vlerësim 6.14. Më mirë paraqitet transparenca publike me një vlerësim 3.4 ndërkohë që në nivele jo fort pozitive shfaqet edhe risku politik dhe ligjor me 5.54.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Rriten përsëri bonot e thesarit, sidomos ato me afat maturimi 3 mujor - Kërkesë shumë e lartë e qeverisë për borxh!
Ankandi i radhës së bonove të thesarit ka shënuar tjetër rritje të fortë të normave të interesit, veçanërisht të atyre me afat maturimi 3 mujor. Nga 1.9% në......

“Të ndryshohen kartat e identitetit të shqiptarëve”! - Rrjedhja e të dhënave/ Komisioneri Dervishi: Masa për “zhdëmtimin” e qytetarëve
Prej disa muajsh të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë bërë publike dhe mund të bien pre e abuzimeve të ndryshme. Por a do të merren masa për......

Pronësia intelektuale, kyç për integrimin në BE - Ibrahimaj: Po i kushtojmë vëmendje të shtuar, rregullon tregun
Qeveria shqiptare po i kushton rendësi të lartë pronësisë intelektuale në vend me qëllim vendosjen e rregullave në treg. Pjesëmarrëse në aktivitetin mbi......

Aksionet globale të energjisë bërthamore ranë në nivelin më të ulët në 4 dekada!
Aksionet e energjisë bërthamore në prodhimin e energjisë elektrike bruto globale ra nën 10% vitin e kaluar në nivelin më të ulët në rreth katër dekada, tregoi......

“Dëm më i keq se kriza financiare në 2008” – OKB: Vendet e pasura mund të shkaktojnë një recesion global!
Qeveritë në mbarë botën janë të vendosura për të ulur inflacionin pavarësisht nga kostoja, por një kor në rritje zërash po vë në dukje se politikat monetare......

Tregjet e aksioneve do të bien edhe 40% pasi kriza e rëndë e borxhit stagflacionist po godet një ekonomi globale të mbivlerësuar!
Rezerva Federale po ngadalëson ekonominë me një seri rritjesh të dhimbshme të normave të interesit. Qëllimi i saj: Ulja e rritjes aktuale prej 8.3% nga viti në......

Dollari, humbjet më të mëdha në mbi 2 vite - Banka Qendrore e Australisë ngadalëson hapin e rritjes së interesave
Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por gjatë tregtisë aziatike ka publikuar humbjet më të mëdhë në disa vite, pasi Banka e......

Nafta ngjitet në mbi 91 dollarë - Tregjet presin takimin e OPEC, parashikohet ulje e prodhimit
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje të konsiderueshme. Investitorët po presin takimin e OPEC+ që zhvillohet më......