Shqipëria Postuar më 5 Tetor 2022, 13:35

Pronësia intelektuale, kyç për integrimin në BE - Ibrahimaj: Po i kushtojmë vëmendje të shtuar, rregullon tregun

Nga SCAN TV
Pronësia intelektuale, kyç për integrimin në BE -

Qeveria shqiptare po i kushton rendësi të lartë pronësisë intelektuale në vend me qëllim vendosjen e rregullave në treg.

Pjesëmarrëse në aktivitetin mbi zbatimin e strategjisë kombëtare të pronësisë intelektuale 2022-2025 në vend, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi se ky dokument është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, por edhe kriter për integrimin në Bashkimin Europian.

Konferenca është organizuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë.

Fokusi i strategjisë është  përmirësimi i funksionimit të sistemit të përonësisë intelektuale me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e inovacionit, nëpërmjet nxitjes së punës kërkimore shkencore, në kompanitë shqiptare, institucionet e arsimit të lartë, me qëllim zhvillimin ekonomik.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat