Hapet tenderi për teatrin e ri kombëtar - I ndarë në disa lote, 1 miliardë e 854 milionë lekë faza e parë

Pas zvarritjes nëpër gjykata, puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar po vijon teksa është publikuar edhe tenderi për fazën e parë të projektit. Nën emrin “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar”, me objekt ndertimi “Godina e Teatrit Tiranë - Faza I-rë”, tender I ndarë në disa lote prek vlerën e 1 miliardë e 854 milionë lekëve.
Projekti konsiston në ndërtimin e një teatri të ri në Tiranë me një sipërfaqe prej 8000 metër katrorë mbitokë dhe 5000 metër katrorë nëntokë në 3 nivele. Ndërtesa do të jetë një ndër atraksionet më kryesore të qytetit në qendër të Tiranës. Kostoja e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar pritet të kap vlerën e 30 milionë euro.
Projekti për Teatrin e ri Kombëtar me vendodhje në pozicionin ku ka qenë edhe teatri I vjetër dhe ai eksperimental do të jetë po I njëjti siç është prezantuar dhe në idenë fillestare nga kryeministri Edi Rama në maj të vitit 2020.
Pamja e teatrit do të jetë në formën e një fjongoje e cila ka për qëllim pasqyrimin e drejtpërdrejtë të funksioneve dhe programeve që zhvillohen brenda saj. Auditori kryesor është i ndërprerë në zemër të tij ndërkohë që dy fundet shtrihen që të marrin funksionet respektive për hapësirën publike dhe atë administrative. Fasada ka dy pasqyrime kryesore:"guaskën" e betonit të derdhur në kallëpe që krijon një strukturë në trajtë ure, dhe 2 fundet e hapur të cilat lidhin aktivitetin brenda teatrit me qytetin
Nga ana tjetër fasada krijon një "libër tregimesh" për publikun duke lejuar teatrin që të veprojë si një skenë më vete thuhet në tender.
Siç është thënë më parë investimet për këtë project do të bëhen nëpërmjet fondeve publike.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohet ndjeshëm Paundi dhe monedha europiane!
Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 116.8 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë në raport me një ditë më......

Ibrahimaj dhe Murati në portin e Durrësit: Po punojmë intensivisht në drejtim të bashkimit doganor!
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati, zhvilluan sot një vizitë në......

‘Dollari në rritje do ta detyrojë Fed të largohet nga rritja e normave’ - Ekspertët: Kjo nuk mjafton për të parandaluar një recesion!
Duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Rezerva Federale të largohet nga politika monetare e saj aktualisht e ashpër, pasi likuiditeti global i dollarit......

Our country faces a crisis, but businesses increase sales and decrease operational credit - Bank of Albania: Positive expectations, 47% of companies do not need a new loan
Businesses have reported good financial health to the Bank of Albania, which is why they have significantly reduced the need for loans to cover operational......

Buxheti i pasigurive të mëdha! - Qeveria greke, me parashikime optimiste për 2022-2023!
Një projektbuxhet me pasiguri të mëdha, për shkak të krizës energjetike, paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe recesionit të mundshëm në Europë, është dokumenti......

Rritja e çmimeve të konsumit, më e shpejta që nga viti 2014 – Rekord inflacioni në Japoni!
Çmimet bazë të konsumit në kryeqytetin japonez, një tregues kryesor i inflacionit mbarëkombëtar, u rritën me 2.8% në shtator nga një vit më parë, duke......

The government "reflects" on the fiscal amnesty. Ibrahimaj: There will be changes to the draft. We are considering the suggestions.
After numerous criticisms from international institutions, including chambers of commerce and economic experts, the government has returned to making changes......

Pse ky shtet amerikan po paguan gati 70% më shumë për benzinën sesa vendet e tjera?!
Kalifornia ka paguar gjithmonë shumë më tepër se vendet e tjera në SHBA për benzinë në stacionet e servisit, pjesërisht për shkak të taksave më të larta dhe......