“Reformohet” siguria ushqimore - Fuqizim i laboratorëve dhe trupës inspektuese, detyrim për plane emergjence

Siguria ushqimore është një ndër problematikat më shqetësuese për konsumatërt shqiptarë, të cilët ndër vite ndjehen të pasigurt për produktet që konsumojnë dhe përpiqen që një pjesë të mirë të blerjeve ta bëjnë përmes njohjeve.
Pavarësisht rëndësisë që i është kushtuar në vite kësaj çështjeje dhe kontrolleve të vazhdueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rastet e herëpashershme të shkeljeve të konstatuara, tregojnë se ende nuk jemi në nivelin e duhur dhe që siguria ushqimore në vend kërkon një qasje tjetër.
Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë, ka hedhur për konsultim draftin “Politika Kombëtare Shqiptare për sigurinë Agro-ushqimore” ku synohet ti jepet më shumë priroritet kësaj problematike. Në dokument theksohet se siguria e ushqimit, e cila nis me ushqimin e kafshëve, shëndetin e bimëve dhe të kafshëve është jetike për rritjen dhe transformimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri dhe mund të kontribuojë pozitivisht në integrimin e Shqipërisë në tregjet rajonale, tregjet e Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare.
Zgjerimi i tregjeve vendore dhe ndërkombëtare mund të ndikojë ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe prosperitetin në të gjithë sektorin agro-ushqimor. Politika Kombëtare e Sigurisë Agro-Ushqimore synon një qasje bashkëpunuese dhe integruese për forcimin e pajtueshmërisë dhe rregullimin e sektorit agro-ushqimor.
Plani parashikon një bashkëpunim më të gjerë të disa institucioneve shtëtërore dhe agobiznesit me qëllim arritjen e synimit kryesor, si dhe parashikohet fuqizim dhe akreditim i mëtejshëm i laboratorëve për kryerjen e analizave të produkteve ushqimore; kontrolle në subjekte në bazë të riskut dhe konsistencë në zbatimin e legjislacionit ushqimor.
Sipas draftit, do të sanksionhet me ligj që të gjitha organet përkatëse që kanë detyrim garantimin e sigurisë ushqimore të kenë plane kontigjencash funksionale për menaxhimin e krizave në rast të sëmundjeve të kafshëve, bimëve apo shpëethime sëmundjesh në ushqime. Plani parashikon gjithashtu fuqizimin e rrjetit të inspektorëve të cilën bëjnë kontrolle në agrobiznese në bazë të rriskut.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=oCrEocBQDJw
Sondazh

‘Bastet’ e BQE-së nxisin Euron ndërsa Dollari humbet terren!
Euro e kaloi barazinë kundrejt një dollari të zbutur të martën, përpara inflacionit gjerman që do të ndihmojë të tregojë gjasat e një rritjeje super të madhe......

OKB: Kriza globale e ushqimit ka të bëjë me përballueshmërinë, jo disponueshmërinë!
Kriza e ushqimit ka të bëjë me përballueshmërinë, jo me disponueshmërinë, thonë Kombet e Bashkuara. Çmimet e ushqimeve mbeten të larta ndërsa lufta e Rusisë në......

Apple pritet të shfaqë katër iPhone të rinj dhe një Apple Watch të përditësuar javën e ardhshme!
Apple po zhvillon një event të lançimit në selinë e saj në Cupertino, Kaliforni, më 7 shtator. Kompania pritet të prezantojë modelet e reja të iPhone, siç ka......

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga mesi i korrikut, pasi investitorët heqin dorë nga aktivet e rrezikut!
Bitcoin ra nën 20,000 dollarë të hënën pasi investitorët hodhën poshtë aktivet e rrezikut pasi Rezerva Federale afirmoi angazhimin e saj për një shteg......

Propozimi gjerman: Çmim tavan për gazin - Kompania energjetike Uniper kërkon mbështetje financiare shtesë nga qeveria
Qeveria gjermane pritet të marrë në konsideratë vendosjen e një tavani në çmimin e gazit natyror. Ministri gjerman i financave, Robert Habeck, u ka dërguar një......

Ja ku po përshpejtohet inflacioni në mbarë botën!
Pas kolapsit për shkak të pandemisë, çmimet janë rikthyer në rritje pothuajse në të gjithë botën, duke arritur majat rekord: vëren një raport nga Qendra......

Juani kinez ra në nivelin më të dobët të dy viteve pasi Fed sinjalizon më shumë rritje të normës!
Juani kinez u zhyt në nivelin më të ulët në dy vjet pasi komentet e dhunshme të kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, nxitën një tubim të fundit për......

Kina mbyll tregun më të madh të elektronikës në botë!
Qyteti jugor i Kinës, Shenzhen, mbylli të hënën tregun më të madh të elektronikës në botë dhe pezulloi transportin publik aty pranë pasi autoritetet zbatuan......