Bota Postuar më 14 Dhjetor 2023, 12:01

Populli në varfëri, udhëheqësi në luks! - Lideri koreanoverior, Kim Jong Un, përdor makinat e shtrenjta Mercedes

Nga SCAN TV
Populli në varfëri, udhëheqësi në luks! - Lideri

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka përdorur të paktën katër nga makinat e tij të reja javët e fundit, të gjitha luksoze, të gjitha të importuara. Ky fakt tregon jo vetëm shijen e Kim Jong Un për mallrat e huaja të shtrenjta, pavarësisht sfidave ekonomike me të cilat përballet populli koreanoverior, por edhe lehtësinë me të cilën ai mund t'i shmangë sanksionet për të importuar artikuj të tillë.

Gjatë fundjavës, lideri korean lëvizi me një Mercedes-Maybach S650, një makinë e gjeneratës së re të prezantuar nga kompania gjermane në vitin 2019. Është një version i blinduar, që kushton më shumë se 200,000 dollarë. Mercedes-Maybach S650 që ai përdori në fundjavë është një perlë e vërtetë me një motor prej 630 kuaj fuqi, 12 valvola, që konsumon 6 litra karburant.

Paneli i Ekspertëve të OKB-së për Sanksionet ndaj Koresë së Veriut hetoi një kompani italiane për blindimin e automjeteve Mercedes që dyshohet se ishin dërguar në Phenian në fund të vitit 2018.

SHBA dhe vendet e tjera kryejnë fluturime të rregullta mbi Detin e Verdhë dhe mbikëqyrje detare në zone, në një përpjekje për të monitoruar dërgesat e mallrave në Korenë e Veriut të ndaluara nga sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, Pheniani mban shumë kanale aktive të transportit që mund të lehtësojnë porositë e fundit të automjeteve luksoze të Kim Jong Un. Dyshohet se kjo është një rrugë e re e përshkuar nga anijet ruse të mallrave që u hap në gusht midis Rason të Koresë së Veriut në bregun verilindor dhe porteve ushtarake dhe tregtare ruse për trajtimin e kontejnerëve më në veri.

Përpara se të zbulonte katër automjete të reja në javët e fundit, Kim Jong Un u shfaq në shumicën e ngjarjeve publike në Phenian duke përdorur dy lloje makinash Mercedes të zeza: një limuzinë Mercedes-Benz S600 Pullman e gjeneratës së pestë e prodhuar mes viteve 2006 dhe 2012 dhe një sedan Maybach 62 që prodhohej deri në fillimin i viteve 2010.

Në vitin 2022, udhëheqësi i Koresë së Veriut kishte përdorur gjithashtu një sedan të blinduar të Mercedez-Benz S600 Guard, të prodhuar deri në vitin 2016.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Dhjetor

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.4 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me një ditë më parë duke humbur sërish......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat