Pikë e përbashkët kontrolli kufitar Shqipëri-RMV - Rama: Qëllimi final është unifikimi i doganave

Prej kësaj të hëne, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hyn në fuqi kontrolli i përbashkët kufitar në Qafë-Thanë, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.
Pika e Qafë Thanës vjen në vijim të përvojës së suksesshme me pikat e tjera kufitare të përbashkëta, siç është ajo e Murriqanit dhe pika kufitare e Morinës. Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës dhe thjeshtimin e procedurave të kontrollit përmes një sistemi ONE STOP SHOP ose një ndalesë, një kontroll.
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski vizituan pikën e përbashkët kufitare të Qafë Thanës, e cila dëshmon ndër të tjera forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur me këtë rast, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski u shpreh ndër të tjera se “Rezultati i këtij bashkëpunimi është fakti se sot ne jemi këtu bashkë në kalimin kufitar Qafë-Thanë ku shënojmë fillimin e ONE STOP SHOP. Sot mundësojmë qarkullim më të shpejtë të qytetarëve tanë mes dy vendeve dhe qarkullim më të shpejtë të kompanive, të cilët transportojnë produkte në kalimin kufitar më të madh mes dy shteteve.
Mundësimi i qarkullimit të njerëzve dhe për kapitalet njëkohësisht i rrit lidhjet nëpërmjet njerëzve, komunikimet mes njerëzve dhe rrit shoqërimin mes njerëzve, mes dy shteteve, diçka që gjysmë shekulli mungonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së asaj kohe por kjo tashmë është diçka e kaluar. Sot ne jemi shembull se si duhet të sillen dy vende fqinje. Sot jemi këtu bashkë me Shqipërinë që të hapim ONE STOP SHOP të shërbimeve policore dhe doganore. Ajo që prej nesër vijon është rritja e kapaciteteve të nëpunësve që punojnë këtu por edhe miratimi i metodave të reja të punës që do ta ulin pritjen.”
Ndërsa Kryeministri Rama tha se çelja e pikës së përbashkët të Qafë Thanës është një moment i rëndësishëm pasi lehtësohet në mënyrë të konsiderueshme kalimi në këtë pikë, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme, jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar edhe zhvillimin e turizmit.
Ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona, gjë e cila do të finalizohet dhe me ndërtimin e korridorit 8.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se përpos zhvillimit të dy vendeve, pavarësisht se ky është një hap i rëndësishëm por qëllimi final është unifikimi i doganave.
“Është një moment i rëndësishëm sepse ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë, dhe i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve pa harruar edhe zhvillimin e turizmit. Në këtë pikë kufitare kanë lëvizur mbi 770 mijë shtetas dhe mbi 300 mijë mjete”, u shpreh Rama.
Ndërkaq, vendimi për të patur një kontroll të përbashkët kufitar në pikën doganore në Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive e cila u mbajt më 14 nëntor 2022.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Në Qershor u tërhoqën nga tregu 600 milion euro! - Banka e Shqipërisë: Rezerva valutore arrin vlerë rekord, 5.54 miliardë euro
Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor. Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94......

Hekurudha, në “pritje” të shinave! - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Mungesa e investimeve në projekte hekurudhore e kanë çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport......

Vendorët nuk arrijnë të mbledhin taksat - Janar-mars 2023, “gropa” prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Të ardhurat nga burimet e veta vendore, që arritën në rreth 7.2 miliardë lekë, shënuan rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti me rreth 16% krahasuar me......

Analizë: Burimet e rinovueshme po marrin vrull në një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor
Në muajt e fundit, disa vende në rajon kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt përshpejtimit të tranzicionit të tyre drejt energjisë së gjelbër. Përhapja e......

Turbina me erë më e lartë në botë drejt përfundimit: “E bën energjinë e erës shumë më efikase”!
Ekspertët në Modvion të Suedisë po përdorin forcën e drurit për të ndihmuar në kapjen e fuqisë së erës dhe për të vendosur rekorde në këtë proces. Turbina......

Pse zjarri është i rëndësishëm për njerëzit (edhe pse me zjarret bëhet një rrezik)!
Në verë, me zjarre të pakontrolluara që shkatërrojnë tokat tona, zjarri është i frikshëm. Megjithatë, roli i tij ka qenë qendror në evolucionin dhe jetën e......

Italia kritikon iniciativën trilionë dollarëshe të Kinës – Pritet dalja nga marrëveshja pas rritjes së importeve dhe eksporteve të ulëta
Guido Crosetto, ministri i mbrojtjes i Italisë, sapo kritikoi vendimin e vendit të tij për t'iu bashkuar Iniciativës Kineze Belt and Road, ose BRI, duke e......

Ekonomia e Eurozonës tregon elasticitet ndërsa PBB-ja e tremujorit të dytë mposht pritjet!
Inflacioni i Eurozonës ra në korrik dhe shifrat e reja të rritjes treguan rritje të aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti duke sjellë disa......