Në Qershor u tërhoqën nga tregu 600 milion euro! - Banka e Shqipërisë: Rezerva valutore arrin vlerë rekord, 5.54 miliardë euro

Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor. Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94 miliardë euro në maj, në 5.54 miliardë euro në fund të qershorit. Në harkun kohor të një muaji rezerva valutore e vendit është rritur jo pak, por me rreth 600 milionë euro. Ndërkaq, treguesi tjetër i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, rezervat në monedhë të huaj kanë kërcyer në 5.5 miliardë dollarë, nga 4.7 miliardë në muajin maj, me një rritje prej rreth 15%.
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar që në fillim të këtij viti një strategji të zgjerimit gradual të rezervës valutore nëpërmjet blerjes së valutës dhe sidomos të euros në tregun e brendshëm valutor. Sipas vendimmarrjes së Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohej që këtë vit të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove. Ndërkohë që sasia tepër e madhe e valutës në treg, veçanërisht e monedhës së përbashkët europiane, duket se e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të jetë shumë më aktive në përdorimin e instrumenteve të saj për tërheqjen e eurove nga tregu. Ajo që mund të thuhet me siguri është blejet e deritanishme të Bankës së Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë efekt domethënës në frenimin e efektit nënçmues të lekut ndaj monedhës së përbashkët evropiane.
Vlera minimale e rezervës valutore duhet të jetë e mjaftueshme për mbuluar të paktën katër muaj importe. Ndërkohë, që sipas ecurisë aktuale të importeve dhe kursit të këmbimit, kjo vlerë është shumë më e lartë se pragu i mësipërm.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Hekurudha, në “pritje” të shinave! - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Mungesa e investimeve në projekte hekurudhore e kanë çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport......

Vendorët nuk arrijnë të mbledhin taksat - Janar-mars 2023, “gropa” prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Të ardhurat nga burimet e veta vendore, që arritën në rreth 7.2 miliardë lekë, shënuan rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti me rreth 16% krahasuar me......

Analizë: Burimet e rinovueshme po marrin vrull në një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor
Në muajt e fundit, disa vende në rajon kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt përshpejtimit të tranzicionit të tyre drejt energjisë së gjelbër. Përhapja e......

Turbina me erë më e lartë në botë drejt përfundimit: “E bën energjinë e erës shumë më efikase”!
Ekspertët në Modvion të Suedisë po përdorin forcën e drurit për të ndihmuar në kapjen e fuqisë së erës dhe për të vendosur rekorde në këtë proces. Turbina......

Pse zjarri është i rëndësishëm për njerëzit (edhe pse me zjarret bëhet një rrezik)!
Në verë, me zjarre të pakontrolluara që shkatërrojnë tokat tona, zjarri është i frikshëm. Megjithatë, roli i tij ka qenë qendror në evolucionin dhe jetën e......

Italia kritikon iniciativën trilionë dollarëshe të Kinës – Pritet dalja nga marrëveshja pas rritjes së importeve dhe eksporteve të ulëta
Guido Crosetto, ministri i mbrojtjes i Italisë, sapo kritikoi vendimin e vendit të tij për t'iu bashkuar Iniciativës Kineze Belt and Road, ose BRI, duke e......

Ekonomia e Eurozonës tregon elasticitet ndërsa PBB-ja e tremujorit të dytë mposht pritjet!
Inflacioni i Eurozonës ra në korrik dhe shifrat e reja të rritjes treguan rritje të aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti duke sjellë disa......

Gjermania pritet të jetë ekonomia e vetme kryesore që nuk do të rritet këtë vit!
Ekonomia gjermane ende po dështon të rritet, treguan shifrat të premten, pasi vendi që duhet të jetë fuqia industriale për të gjithë Europën po lufton me......