Vendorët nuk arrijnë të mbledhin taksat - Janar-mars 2023, “gropa” prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

Të ardhurat nga burimet e veta vendore, që arritën në rreth 7.2 miliardë lekë, shënuan rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti me rreth 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Raporti i përgatitur nga Co-Plan dhe i publikuar së fundmi nga Ministria e Financave tregon se ecuria negative në të ardhurat nga burimet e veta u përcaktua gjerësisht nga ngushtimi i të ardhurave nga taksat vendore, që shënuan një nivel prej rreth 3 miliardë lekë, në rënie me rreth 49% në terma vjetorë.
Performanca negative në të ardhurat nga taksat vendore udhëhiqet nga rënia e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, ndjekur nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Së bashku, këto dy taksa përfaqësojnë rreth 88% të të ardhurave totale nga taksat vendore gjatë tremujorit të parë të vitit.
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja shënuan një nivel prej rreth 1.6 miliardë lekë, në rënie me rreth 63% në terma vjetorë, ku përjashtuar Bashkinë Tiranë, 60 bashkitë e tjera mblodhën vetëm rreth 536 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat e vendorëve nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme regjistruan një vlerë prej rreth 996 milionë lekë, me rënie vjetore prej 4%.
Nisur nga nivelet tepër të ulëta të mbledhjes së këtyre dy taksave qeveria ka hartuar një reformë që pritet të publikohet për konsultim publik, nëpërmjet së cilës synon përmirësimin e formës së taksimit të pronës dhe mbledhjes së saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat nga mbledhja e taksës së pasurisë dhe pronës në vendin tonë përbëjnë 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa rajoni ka një mesatare prej 0.7%.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Analizë: Burimet e rinovueshme po marrin vrull në një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor
Në muajt e fundit, disa vende në rajon kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt përshpejtimit të tranzicionit të tyre drejt energjisë së gjelbër. Përhapja e......

Turbina me erë më e lartë në botë drejt përfundimit: “E bën energjinë e erës shumë më efikase”!
Ekspertët në Modvion të Suedisë po përdorin forcën e drurit për të ndihmuar në kapjen e fuqisë së erës dhe për të vendosur rekorde në këtë proces. Turbina......

Pse zjarri është i rëndësishëm për njerëzit (edhe pse me zjarret bëhet një rrezik)!
Në verë, me zjarre të pakontrolluara që shkatërrojnë tokat tona, zjarri është i frikshëm. Megjithatë, roli i tij ka qenë qendror në evolucionin dhe jetën e......

Italia kritikon iniciativën trilionë dollarëshe të Kinës – Pritet dalja nga marrëveshja pas rritjes së importeve dhe eksporteve të ulëta
Guido Crosetto, ministri i mbrojtjes i Italisë, sapo kritikoi vendimin e vendit të tij për t'iu bashkuar Iniciativës Kineze Belt and Road, ose BRI, duke e......

Ekonomia e Eurozonës tregon elasticitet ndërsa PBB-ja e tremujorit të dytë mposht pritjet!
Inflacioni i Eurozonës ra në korrik dhe shifrat e reja të rritjes treguan rritje të aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti duke sjellë disa......

Gjermania pritet të jetë ekonomia e vetme kryesore që nuk do të rritet këtë vit!
Ekonomia gjermane ende po dështon të rritet, treguan shifrat të premten, pasi vendi që duhet të jetë fuqia industriale për të gjithë Europën po lufton me......

Makinat kineze fokusohen në Europë - Shumë modele bazuar në energji dhe teknologjinë e lartë po ndryshojnë historinë
Më parë shiheshin me dyshim. Të tilla ishin makinat kineze të disa viteve më parë, kur para Covid-it filluan të shfaqen në sallonet dhe ekspozitat e mëdha......

Perspektiva të mira për udhëtimet turistike - Pavarësisht motit ekstrem në Europë, vlerësimet janë të larta
Aksionet e shoqërive europiane të udhëtimit u tkurrën për shkak të motit ekstrem në korrik, por shumë investitorë mendojnë se kërkesa solide do të vazhdojë të......