Hekurudha, në “pritje” të shinave! - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve

Mungesa e investimeve në projekte hekurudhore e kanë çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport me transportin rrugor dhe atë ajror. Aktualisht janë disa projekte ku kanë nisur punimet apo janë hedhur hapa drejt projektimit të tyre, por deri në përfundim të tyre gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend mbetet vetëm 204 km. Në 3 linjat e shfrytëzueshme Kufi- Gjorm, Durrës–Elbasan dhe Fier-Vlorë, gjatë periudhës prill–qershor të këtij viti u transportuan 139 mijë ton mallra apo 0,9 % më pak në krahasim me tremujorin e dytë 2022.
Ndërkohë që, numri i pasagjerëve për këtë periudhë u regjistrua në 3.290, duke shënuar ulje me 34,5 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2022. Përmirësimi i i kësaj situate pritet të vijë pas vënies në funksion të linjës së re hekurudhore Tiranë –Durrës dhe degëzimit të ri drejt Rinasit, punimet e së cilës pritet të përufndojnë në mars të vitit 2024. Linja e rehabilituar Tiranë - Durrës parashikohet të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h, ndërsa kosto prej 69.69 mln euro e projektit ndahet midis një granti nga Bashkimi Europian dhe një kredie të dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Paralelisht, BERZH ka avancuar në procedurat për dhënien e kredisë sovrane prej 62.9 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Sipas BERZH, aktualisht është duke u kryer vlerësimi final, përpara se të kalohet në aprovimin përfundimtar të huasë. Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej rreth 120 km dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri. Një tjetër projekt është edhe lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, që aktualisht është në fazë tenderimi për realizmin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë. Ndërkaq, edhe më i largët duket projekti i hekurudhës Shqipëri – Greqi, me një gjatësi prej 130 km. Rreth 2 vjet më parë, Bashkimi Europian hapi procedurën për vlerësimin e investimit, por deri më tani nuk ka njoftime publike mbi avancimin e projektit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Vendorët nuk arrijnë të mbledhin taksat - Janar-mars 2023, “gropa” prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Të ardhurat nga burimet e veta vendore, që arritën në rreth 7.2 miliardë lekë, shënuan rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti me rreth 16% krahasuar me......

Analizë: Burimet e rinovueshme po marrin vrull në një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor
Në muajt e fundit, disa vende në rajon kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt përshpejtimit të tranzicionit të tyre drejt energjisë së gjelbër. Përhapja e......

Turbina me erë më e lartë në botë drejt përfundimit: “E bën energjinë e erës shumë më efikase”!
Ekspertët në Modvion të Suedisë po përdorin forcën e drurit për të ndihmuar në kapjen e fuqisë së erës dhe për të vendosur rekorde në këtë proces. Turbina......

Pse zjarri është i rëndësishëm për njerëzit (edhe pse me zjarret bëhet një rrezik)!
Në verë, me zjarre të pakontrolluara që shkatërrojnë tokat tona, zjarri është i frikshëm. Megjithatë, roli i tij ka qenë qendror në evolucionin dhe jetën e......

Italia kritikon iniciativën trilionë dollarëshe të Kinës – Pritet dalja nga marrëveshja pas rritjes së importeve dhe eksporteve të ulëta
Guido Crosetto, ministri i mbrojtjes i Italisë, sapo kritikoi vendimin e vendit të tij për t'iu bashkuar Iniciativës Kineze Belt and Road, ose BRI, duke e......

Ekonomia e Eurozonës tregon elasticitet ndërsa PBB-ja e tremujorit të dytë mposht pritjet!
Inflacioni i Eurozonës ra në korrik dhe shifrat e reja të rritjes treguan rritje të aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti duke sjellë disa......

Gjermania pritet të jetë ekonomia e vetme kryesore që nuk do të rritet këtë vit!
Ekonomia gjermane ende po dështon të rritet, treguan shifrat të premten, pasi vendi që duhet të jetë fuqia industriale për të gjithë Europën po lufton me......

Makinat kineze fokusohen në Europë - Shumë modele bazuar në energji dhe teknologjinë e lartë po ndryshojnë historinë
Më parë shiheshin me dyshim. Të tilla ishin makinat kineze të disa viteve më parë, kur para Covid-it filluan të shfaqen në sallonet dhe ekspozitat e mëdha......