Pasojat fatale nga aksidentet rrugore/ Shqipëria e treta në Europë, me normën më të lartë në 2020-ën. Regjistron 63.96 fatalitete për 1 milion banorë!
“Scan Intelligence Unit” ka kryqëzuar të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” dhe të “Institutit të Statistikave” për të kuptuar se si qëndron Shqipëria krahasuar me vendet e Europës sa i përket numrit të fataliteteve nga aksidentet rrugore. Theksojmë se EUROSTAT nuk disponon të dhëna për vendin tonë sa i përket vitit 2020. Shifrat e vitit 2020 sinjalizojnë se vendi ynë renditet i treti mes vendeve të Europës, për të cilat EUROSTAT disponon të dhëna, me normën më të lartë të fataliteteve për 1 milion banorë. Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 181 fatalitete nga aksidentet rrugore dhe norma për 1 milion banorë regjistrohet në 63.96 fatalitete. Vendet me normën më të lartë të fataliteteve për vitin 2020 janë Letonia, e cila renditet e para me 72.86 fatalitete për 1 milion banorë, dhe ndiqet nga Polonia me 65.62 fatalitete për 1 milion banorë. Nga të dhënat për 26 vendet për të cilat disponohen të dhëna, mesatarja në Europë për këtë tregues, për vitin 2020, rezulton 43.05 fatalitete. Ndërkohë, vendet e fundit me normën më të ulët të fataliteteve për 1 milion banorë janë Norvegjia me 17.33 dhe Islanda me 21.97......Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Sondazh

Prodhuesi i dytë më i madh në botë i vajit të palmës mund të ulë përgjysmë taksën e eksportit, mes krizës globale të furnizimit!
Ministria e mallrave të Malajzisë ka propozuar uljen e taksës së eksportit për vajin e palmës deri në gjysmë për të ndihmuar në plotësimin e mungesës globale......

Gjuha shqipe do të mësohet në Harvard – Faton Limani: Kursi do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele
Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësinë të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator......

Hapen aplikimet/ 1-5 milionë lekë për restaurimin e banesave në zonat historike. Financohen projekte turistike
Që prej datës 9 maj, qytetarët që kanë në pronësi ose përdorim një objekt në qendra historike urbane, zona arkeologjike apo monumente kulture mund të aplikojnë......

‘Zhytja’ e Bitcoin/ Të blesh në rënie apo të shesësh në rritje?!
Bitcoin ka përvojë të ulët me rritjen e normave të interesit, duke paraqitur rreziqe për investitorët që kërkojnë të përfitojnë nga rënia e tij dramatike.......

Inflacioni ‘prodhon’ edhe kontrabandë! Arrestohet doganieri. Bllokohen naftë, vaj e plehra kimike në Kapshticë
Shtrenjtimi i çmimit të karburanteve, vajit dhe plehërave kimikë është shoqëruar edhe më raste kontrabande. Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga 3......

Ekskluzive Reuters: Gjermania po përgatit 'në heshtje' planin e krizës për çdo ndërprerje të papritur të gazit rus!
Zyrtarët gjermanë po përgatiten në heshtje për çdo ndërprerje të papritur të furnizimeve me gaz rus me një paketë emergjente që mund të përfshijë marrjen e......

“Tre ditë të zeza për kompanitë teknologjike” – Gjigantët humbasin më shumë se 1 trilion dollarë në vlerë
Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë kanë humbur mbi 1 trilion dollarë vlerë në vetëm tre sesione tregtare. Stoqet në përgjithësi janë shitur që kur......

Makinat elektrike më të mira në 2022 – Ja 10 modelet që kryesojnë listat
Makinat elektrike tani kanë hyrë në rrymën kryesore, duke zënë pothuajse 18% të regjistrimeve të makinave të reja muajin e kaluar. Për më tepër, rritja e tyre......