Shqipëria Postuar më 10 Maj 2022, 11:43

Gjuha shqipe do të mësohet në Harvard – Faton Limani: Kursi do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele

Nga SCAN TV

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësinë të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm në lidhje me gjuhën tonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkatdhetaren dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur të prezantojmë lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, shkruan ai.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat