Shqipëria Postuar më 10 Maj 2022, 11:20

Inflacioni ‘prodhon’ edhe kontrabandë! Arrestohet doganieri. Bllokohen naftë, vaj e plehra kimike në Kapshticë

Nga SCAN TV

Shtrenjtimi i çmimit të karburanteve, vajit dhe plehërave kimikë është shoqëruar edhe më raste kontrabande. Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga 3 shtetas, një prej të cilëve doganier në Doganën e Kapshticës, në kuadër të operacionit të emërtuar “Cross Border”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një autobus të linjës Greqi-Shqipëri, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat