Europa Postuar më 10 Maj 2022, 10:12

Propozimi i Macron e Scholz: Një organizëm politik ku mund të anëtarësohen edhe vendet jashtë BE-së!

Nga SCAN TV

Macron hedh idenë e një organizate politikë përtej BE-së, ku mund të anëtarësohen edhe vende të Ballkanit Perëndimor dhe Ukraina. Scholz e quan propozimin interesant!

Gjermania dhe Franca duan të forcojnë më tej aftësinë e Europës për të vepruar, sidomos në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Këtë e theksuan kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i rizgjedhur francez Emmanuel Macron, i cili bëri të hënën në Berlin vizitën e tij të parë jashtë vendit në mandatin e dytë. Të dy politikanët siguruan se i duhet dërguar një sinjal vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'i lidhur ato më ngushtë me Bashkimin Europian.

Macron doli me një propozim të ri, të cilin e prezantoi edhe gjatë një fjalimi në Strasburg, disa orë para takimit të tij me kancelarin gjerman Scholz: Krijimin e një organizmi europian, anëtarë të së cilës mund të jenë edhe vende jo anëtare të BE-së, si vende të Ballkanit Perëndimor, Ukraina ose Britania e Madhe.

Bashkim politik

Macron argumentoi se Bashkimit Europian i duheshin procedura të përshpejtuara për t'u dhënë këtyre vendeve statusin kandidat, duke përmendur Ukrainën si shembull, por edhe vende në Ballkanin Perëndimor që nuk i përmbushin ende standardet ekonomike apo kushtetuese të BE-së, por që janë gati të bashkohen me bllokun. Për këtë do të duheshin formate politike. Por ai shtoi se ka edhe vende si Britania e Madhe, të cilët thjesht nuk duan të jenë anëtarë të BE-së.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti propozimin interesant por theksoi se nuk duhet hequr dorë nga procesi i zgjerimit. Ai përsëriti sërish kërkesën e tij për heqjen e bllokadave, qartazi në adresë të Bullgarisë, por pa e përmendur këtë të fundit, duke pasur parasysh bllokadën aktuale që po i bën ajo Maqedonisë së Veriut në procesin e çeljes së negociatave, dhe gjithashtu nënvizoi edhe perspektivën europiane të Ukrainës.

Maqedonia e Veriut nuk duhet zhgënjyer

Duke dhënë si shembull Maqedoninë e Veriut, Scholz argumentoi se ka vende që kanë marrë vendime shumë kurajoze, dhe që duhen shpërblyer. Scholz dhe Macron paralajmëruan se do të bëjnë një samit të përbashkët franko-gjerman me vendet e Ballkanit Perëndimor në qershor.  Të dy politikanët thanë se në të ardhmen do të koordinohen ngushtë për mbështetjen e Ukrainës, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe për mundësinë embargos. Varësia e Europës nga karburantet fosile nga Rusia gjithashtu duhet të jetë e kufizuar. DW

E . S / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......