Bota Postuar më 5 Dhjetor 2022, 10:12

OPEC+ nuk ndryshon prodhimin, rritet nafta - Tregjet presin “tavanin” ndaj naftës ruse dhe embargon e BE

Nga SCAN TV
OPEC+ nuk ndryshon prodhimin, rritet nafta - Tregjet presin

Nafta po qëndron në rritje edhe në fillim të kësaj jave, pasi vendet e OPEC+ ranë dakord të mos ndryshojnë kuotat e prodhimit, në vigjilje të vendimit të Bashkimit Europian për të vendosur një tavan mbi çmimet e naftës ruse. Njëkohësisht, çmimet janë mbështetur nga shenjat pozitive për përmirësimin e kërkesës, pasi shumë qytete kineze kanë lehtësuar masat kundër Covid-19 për shkak të rënies së infektimeve.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, ranë dakord të mos ndryshojnë prodhimin dhe do të vijojnë me planin e rënë dakord në tetor për të ulur kuotat me 2 milionë fuçi naftë në ditë.

Analistët shprehen se vendimi i OPEC+ ishte i pritshëm, pasi karteli po pret fillimisht të shikojë se si do të ndikohet tregu nga vendimi i Bashkimit Europian për të ndaluar importet e naftës nga Rusia dhe vendosjen e një tavani prej 60 dollarë për fuçi nga vendet e G7-ës. Bashkimi Europian do të duhet të zëvëndësojë naftën ruse me importe shtesë nga vendet e Lindjes së Mesme, nga Afrika Perëndimore dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SCAN

Sondazh

Poll

Shqipëria 5 Dhjetor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan vijon edhe këtë javë të qëndrojë në kuota të dobëta përballë monedhës vendase pasi është blerë këtë të hënë m e110.2 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat