Dollari zgjeron humbjet edhe në nisje të javës - Tregjet presin inflacionin në SHBA dhe vendimin e FED mbi interesat

Dollari amerikan ka vijuar dobësimin edhe në fillim të kësaj jave dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 5 muajt e fundit, për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin në SHBA dhe rihapjes së ekonomisë kineze. Këto zhvillime kanë rritur oreksin e investitorëve për asete me risk, duke u larguar nga dollari amerikan. Indeksi që mat ecurinë e monedhës së gjelbër përballë 6 monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104, niveli më i ulët që nga 28 qershori, ndërsa javën e kaluar ky indeks humbi rreth 1.4% të vlerës.
Referuar të dhënave në SHBA, ekonomia amerikane krijoi edhe 263 mijë vende të reja pune gjatë nëntorit, ndërsa analistët parashikonin 200 mijë vende të reja pune. Tashmë, tregjet do të presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më 13 dhjetor, një ditë përpara se Rezerva Federale të marrë vendimin mbi normat e interesit. Banka Qendrore amerikane parashikohet të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë.
Njëkohësisht, investitorët u larguan nga dollari amerikan, pasi qeveria kineze njoftoi të dielën lehtësimin e masave të Covid-19, por edhe rënie të numrit të infektimeve. Euro po tregtohet në rreth 1.0540 dollarë, ndërsa javën e kaluar u rrit me 1.3%.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane, të qëndrueshme - Bursat mbështeten nga vendimi i Kinës për të lehtësuar masat e Covid-19
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, duke ndjekur trendin pozitiv të bursave aziatike, pasi Kina ka lehtësuar masat kundër......

Hyn në fuqi kufiri i çmimit të naftës ruse pavarësisht kërcënimeve të Moskës!
Kufiri i çmimit të Bashkimit Europian dhe G7 prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse hyri në fuqi të hënën, ndërsa Perëndimi përpiqet të dobësojë aftësinë e......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon edhe këtë javë të qëndrojë në kuota të dobëta përballë monedhës vendase pasi është blerë këtë të hënë m e110.2 lekë dhe është shitur me......

OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania, tashmë një e vetme - Pas ’’Euromoney“, OTP Bank Albania merr çmimin e dytë për këtë vit nga ’The Banker“
OTP Bank Albania njoftoi në datë 1 dhjetor 2022, përmbylljen e objektivit të parë të procesit të shkrirjes mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania; të dy......

Numri i aplikimeve për azil afrohet pranë 10,000 - Gjatë nëntë muajve rreth 27% më shumë se vitin e kaluar, Shqipëria kryeson rajonin
Numri i aplikimeve për azil gjatë muajit shtator ka arritur në 1,415 sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian”......

Brazili legalizon Crypto-n si mënyrë pagese - Pas parlamentit, vendimi duhet miratuar nga qeveria
Ndërkohë që Brazili ende nuk e ka ende të ligjshëm Bitcoin siç bëri El Salvador vitin e kaluar, kombi i Amerikës Jugore ka miratuar një ligj që legalizon......

Dimri përshkallëzon konkurrencën për gaz - Meteorologët parashikojnë temperatura të acarta
Shërbimet meteorologjike në Europë parashikojnë një dimër të ashpër me temperatura që pritet të shënojnë rekorde të reja. Në këtë situatë Europa dhe Azia janë......

Ndërprerje e programuar e energjisë në Francë - Vendimi i qeverisë, për t’u përballur me krizën energjetike
Francezët duhet të përgatiten për një dimër me kufizime të programuara të furnizimit me energji. Vendimi i qeverisë arsyetohet me krizën energjetike dhe......