Oferta e lartë, kërkesa në minimum - Pse qeveria kineze vazhdon të subvencionojë industrinë e automjeteve

Në të gjithë Kinën, prodhuesit e automjeteve kanë aktualisht kapacitetin e prodhimit për të ndërtuar rreth 40 milionë automjete në vit, por konsumatorët në vend blejnë vetëm rreth 22 milionë makina në vit. Pavarësisht nga kjo pabarazi, qeveria kineze vazhdon të mbështesë rritjen në industri.
Vitin e kaluar, 123 marka kineze të automjeteve ofruan të paktën një model të ri elektrik në Kinë. Kjo i ka shtyrë prodhuesit e automjeteve elektrike në një luftë të egër çmimesh, pasi ata përpiqen të fitojnë klientët që janë ‘të llastuar’ nga shumë zgjedhje. Çuditërisht, prodhuesit e automjeteve filluan të zgjerohen në tregje të reja, duke çuar në një rritje pesëfish të eksporteve të makinave të Kinës midis 2020-ës dhe 2023-shit.
Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje u shënua në Rusi, ku prodhuesit kinezë të makinave u futën pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj vendit. Prodhuesit kinezë të automjeteve duan të shesin sa më shumë nga automjetet e tyre elektrike jashtë vendit, gjë që ka ngritur shqetësime midis konkurrentëve dhe qeverive perëndimore.
Në SHBA, Shtëpia e Bardhë po shqyrton rritjen e tarifave për të mbrojtur prodhimin vendas, ndërsa Bashkimi Europian po heton subvencionet kineze për automjetet elektrike dhe po shqyrton masa të ngjashme.
Kjo çon në pyetjen e pashmangshme se pse Kina po subvencionon një industri që tashmë po përballet me mbikapacitetin? Kjo ka të bëjë me dëshirën e qeverisë kombëtare për të fuqizuar prodhuesit e saj të automjeteve në skenën globale, si dhe me përpjekjet e saj për të mbështetur rritjen ekonomike dhe ruajtjen e vendeve të punës mes sfidave më të gjera ekonomike.
Mbështetja e qeverisë do të thotë që edhe prodhuesit jofitimprurës të automjeteve mund të vazhdojnë të prodhojnë më shumë automjete. Në vitin 2023, vetëm katër nga 123 prodhuesit vendas të automjeteve që prodhojnë automjete elektrike kanë shitur më shumë se 400.000 automjete – përgjithësisht konsiderohet numri që duhet të arrihet që një prodhues automjetesh të ketë sukses në Kinë.
Kjo ka bërë që disa zyrtarë kinezë të bëjnë thirrje për konsolidim në industrinë e automjeteve. Megjithatë, për momentin, mendësia e qeverisë kombëtare për zgjerimin global ende mbizotëron.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

A e shpëtoi Ukraina deficitin tregtar të BE-së? - Hyrja e prodhuesve kinezë në tregun europian, jetëshkurtër. Por, e shpejtë!
Bilanci tregtar i Bashkimit Europian me pjesën tjetër të botës u rimëkëmb ndjeshëm në vitin 2023, duke u rikthyer në territor pozitiv, pas dy viteve të......

Sa kohë i duhet një hakeri për të thyer një fjalëkalim në vitin 2024?
Përditësimi i fjalëkalimit tuaj që të jetë më i gjatë dhe të përmbajë një përzierje shkronjash, numrash dhe simbolesh mund të rrisë kohën që i duhet një hakeri......

Sa karburant konsumojnë shqiptarët? - Rritet importi me 9.200 ton. Ecuri pozitive edhe për birrën e cigaren
Qytetarët shqiptarë nuk ngurojnë të përdorin automjetet e tyre për të lëvizur, qoftë për të shkuar në punë, por edhe për të shijuar fundjavat, e favorizuara......

Ulen çmimet e karburanteve - Më në fund, kompanitë reflektojnë mbiçmimin e lekut dhe ecurinë e bursave
Kompanitë që tregtojnë me pakicë naftë dhe benzinë në Shqipëri kanë ulur çmimet. Nga një vëzhgim i SCAN TV rezulton se tashmë drejtuesit e automjeteve do të......

Preferohen pronat në periferi të qyteteve - Pasuritë e paluajtshme shiten më shpejt në Tiranë
Shitjet e pronave pësuan një rritje të lehtë gjatë vitit të shkuar, megjithëse numri i subjekteve që kanë kryer shitje ishte më i ulët krahasuar me vitin......

Pse të huajt zgjedhin Shqipërinë për të blerë prona? - Sipërmarrësja Oksana Genkina: Janë çmime të lira në raport me rajonin
Kërkesa gjithnjë e në rritje, veçanërisht nga të huajt do të sjellë shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve të apartamenteve. Oksana Genkina, sipërmarrëse thotë se......

“Rrogat janë rritur, ejani nga Gjermania!” - Dervishi, të rinjve: Vende pune ka plot, 2024 gur prove në turizëm
Në këtë vit ku Shqipëria është në pritje të 14 milionë vizitorëve, turizmi është përballë një sfide të madhe, kërkesës për fuqi punëtore. Kryetari i Shoqatës......

76 operatorë ekonomikë u ankuan për tenderët në mars - KPP arkëton mbi 17.7 milionë lekë. Arkëton 1.3 milionë lekë në Buxhetin e Shtetit
Për Prokurimet Publike janë adresuar 76 ankesa për muajin mars të këtij viti. Referuar buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, ankesat përsa i......