Normat e larta “zbehin” mikrofinancën në Kosovë - Interesi i kredive, mesatarisht në 19%. Tre herë më shumë krahasuar me bankat
Norma mesatare e interesit në kreditë e dhëna nga sektori i mikrofinancës në Kosovë në qershor 2023 ishte 19.0%, që krahasuar me sektorin bankar është thuajse trefish më e lartë për shkak të kostos së ulët të financimit të aktiviteteve.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektori i mikrofinancës kryesisht financohet nga kreditë e marra nga sektori i jashtëm, që ka norma më të larta të interesit. Zhvillimet e fundit në sektorin financiar, përkatësisht rritja e normave bazë të interesit nga bankat qendrore, pritet të reflektohet në koston e financimit të sektorit dhe potencialisht, të përkthehet në rritje të mëtejshme të normës së interesit në kredi të ofruar nga ky sektor.
Norma e interesit për kreditë e ekonomive familjare shënoi rënie për 0.4 pikë përqindje, në 21.1%. Sipas llojit të kredive, norma mesatare e interesit në kreditë konsumatore u rrit me 1.3 pikë përqindje në 22.9%. Kurse, kreditë hipotekare vazhdojnë të kenë normat më të ulëta të interesit, në një mesatare prej 17% në qershor 2023 dhe krahasuar me vitin e kaluar shënuan rënie për 1.1 pikë përqindje.
Për korporatat jofinanciare, normat mesatare të interesit, u rrit për 0.9 pikë përqindje, në 15.9% në qershor 2023. Normat e interesit për kreditë në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë përkatësisht ishin 17.8% dhe 17.3%. Ndërsa, kreditë ndaj sektorit të shërbimeve, që kanë kushtet më të favorshme të interesit, në fund të qershorit 2023 kishin normë të interesit prej 14.8%.
Por, pavarësisht normave të larta të interest, niveli i kredive me probleme në sektorin e mikrofinancës mbetet i ulët dhe në fund të qershorit u regjistrua në 1.8%. Nga ana tjetër ky sektor shënoi fitim neto në vlerë prej 8.2 milionë euro gjatë gjysmës së parë të vitit.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Rritje e madhe pagash në Gjermani - 500 euro më shumë në muaj për 3 milionë të punësuar
Rreth tre milionë punonjës në shërbimet publike në Gjermani mund të marrin një pagë 10.5 % më të lartë, ose të paktën 500 euro më shumë në muaj. Lajmi u......

Investitorët braktisin energjinë e rinovueshme - Shkak, normat e larta të interesit dhe kosto e lëndëve të para
Sektori i energjisë së rinovueshme duket se ka humbur prestigjin e tij me investitorët gjatë verës. Tremujori korrik-shtator regjistroi një numër rekord......

Kush janë Formula 1 e lundrimit?!
Dy ekipe, një zviceran dhe një francez, po konkurrojnë për rekordin botëror të shpejtësisë për varkat me vela duke përdorur materiale dhe teknologji.......

Franca do të kontrollojë të huajt me historik radikal për dëbim të mundshëm!
Vetëm tre ditë pas vrasjes së një mësuesi në qytetin verilindor të Arras, i vrarë me thikë nga një ish-student me një histori radikalizimi islamik, Franca ka......

Cilat janë kurorëzuar më të mirat në renditjen e Times World University 2024?!
Renditja e Universitetit Botëror të Times Higher Education (THE) për vitin 2024 ka dalë dhe është Kina që la dalë mbi Perëndimin. Universiteti i Oksfordit......

Analizë: Europa dëshiron të bëhet më e mirë në planifikimin për më të keqen
Bashkimi Evropian është i rrethuar nga dënimi dhe zymtësia, nga luftërat në pragun e tij te inflacioni dhe kriza klimatike, për të mos përmendur......

Guvernatori Sejko, në mbledhjet e FMN dhe BB - “Inflacioni në objektivin prej 3% pritet të arrihet në mesin e vitit 2024”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të cilat u......

Ministri Mete në Takimet Vjetore të BB dhe FMN - Vlerësohen reformat, përshpejtimi i tyre shtysë për zhvillimin ekonomik
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryesoi delegacionin shqiptar në takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),......