Investitorët braktisin energjinë e rinovueshme - Shkak, normat e larta të interesit dhe kosto e lëndëve të para

Sektori i energjisë së rinovueshme duket se ka humbur prestigjin e tij me investitorët gjatë verës. Tremujori korrik-shtator regjistroi një numër rekord investimesh nga fondet që operojnë në sektorin përkatës, pasi kompanitë u përballën me norma të larta kreditimi dhe rritje të kostove të lëndëve të para.
Pavarësisht premtimeve në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur tranzicionin e gjelbër me miliarda dollarë të shpenzuara për subvencione dhe ulje taksash, besimi i investitorëve në energjinë e pastër u lëkund dhe daljet në tremujor arritën në 1.4 miliardë dollarë. Kjo është dalja më e madhe tremujore e regjistruar ndonjëherë. Natyrisht, në gjysmën e parë investimet kishin arritur në 3.36 miliardë dollarë, që do të thotë se në nëntë muaj shenja është ende pozitive.
Megjithatë, një sinjal rreziku jep edhe tkurrja e aktiveve të menaxhuara nga kompanitë përkatëse, pasi vlera e tyre është ulur me 23% që nga fundi i korrikut, në 65.4 miliardë dollarë.
Në përgjithësi, besimi i investitorëve po rrëshqet, me indeksin e energjisë së pastër të S&P Global, i cili ndjek performancën e 100 kompanive kryesore në industri, me rreth 28.5% rënie që nga fillimi i vitit. Vlen të përmendet, në të kundërt, se indeksi i energjisë S&P 500, i cili përbëhet kryesisht nga kompani të karburanteve fosile, është rritur lehtë, me rreth 1.12%, në 2023 - shin.
Kompanitë e sektorit të energjisë së rinovueshme, madje edhe ato me perspektiva të larta rritjeje, janë bërë “viktima” e pasigurisë aktuale ekonomike për shkak të normave të larta të huamarrjes, rritjes së kostove të lëndëve të para dhe problemeve individuale të zinxhirit të furnizimit, siç është dominimi i Kinës në energjinë diellore.
Këto kompani shpesh lidhin kontrata afatgjata me çmime fikse. Tashmë, kostot e huamarrjes janë rritur dhe lëndët e para janë mbiçmuar për shkak të inflacionit, duke shtrydhur rentabilitetin e tyre. Rëndim i mëtejshëm i industrisë janë vonesat në dhënien e lejeve dhe ndërtimit, duke dekurajuar më tej investitorët.
Disa plane për turbinat e erës në det të hapur në Britani, Holandë dhe Norvegji janë pezulluar apo edhe tërhequr për shkak të rritjes së kostove dhe problemeve në zinxhirin e furnizimit. Megjithatë, disa ekspertë parashikojnë se programi i SHBA për të nxitur investimet në tranzicionin e gjelbër me subvencione të mëdha qeveritare mund të ringrejë tregun.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kush janë Formula 1 e lundrimit?!
Dy ekipe, një zviceran dhe një francez, po konkurrojnë për rekordin botëror të shpejtësisë për varkat me vela duke përdorur materiale dhe teknologji.......

Franca do të kontrollojë të huajt me historik radikal për dëbim të mundshëm!
Vetëm tre ditë pas vrasjes së një mësuesi në qytetin verilindor të Arras, i vrarë me thikë nga një ish-student me një histori radikalizimi islamik, Franca ka......

Cilat janë kurorëzuar më të mirat në renditjen e Times World University 2024?!
Renditja e Universitetit Botëror të Times Higher Education (THE) për vitin 2024 ka dalë dhe është Kina që la dalë mbi Perëndimin. Universiteti i Oksfordit......

Analizë: Europa dëshiron të bëhet më e mirë në planifikimin për më të keqen
Bashkimi Evropian është i rrethuar nga dënimi dhe zymtësia, nga luftërat në pragun e tij te inflacioni dhe kriza klimatike, për të mos përmendur......

Guvernatori Sejko, në mbledhjet e FMN dhe BB - “Inflacioni në objektivin prej 3% pritet të arrihet në mesin e vitit 2024”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të cilat u......

Ministri Mete në Takimet Vjetore të BB dhe FMN - Vlerësohen reformat, përshpejtimi i tyre shtysë për zhvillimin ekonomik
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryesoi delegacionin shqiptar në takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),......

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë - Publikohet axhenda, në fokus integrimi i rajonit në BE dhe plani i ri ekonomik
Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të......

Borrell: BE-ja e merr seriozisht Kinën dhe pret të njëjtën gjë në këmbim!
Kryediplomati i Bashkimit Europian Josep Borrell tha të shtunën se mesazhi i tij për zyrtarët kinezë në një vizitë në Pekin ishte se Brukseli e merr seriozisht......