Ministri Mete në Takimet Vjetore të BB dhe FMN - Vlerësohen reformat, përshpejtimi i tyre shtysë për zhvillimin ekonomik

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryesoi delegacionin shqiptar në takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në datat 12-15 tetor 2023, në Marrakesh, Marok.
Mete ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, me Zv/presidenten e Bankës Botërore zj. Antonella Bassani, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, z. Matteo Bugamelli, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN z. Alfred Kammer, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Federico Giammusso, Zëvendësdrejtorin e Departamentit të Çështjeve Fiskale në FMN, z. Juan Toro Riviera, si edhe z. Alfonso Garcia Mora, Zv/president i IFC për Europën, Amerikën Latine dhe Karaibet.
Fokus i diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit ekonomike, sfidat për të ardhmen. Një temë e rëndësishme ishte dhe statusi i reformave strukturore dhe fushat e bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.
Në takimin që Mete zhvilloi me Zv/presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Rajonin e Azisë Qendrore, zj. Antonella Bassani ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë Shqipërisë. Z. Bassani vlerësoi zhvillimet e fundit pozitive të ekonomisë shqiptare përballë sfidave që po kalon ekonomia globale dhe theksoi nevojën për vazhdimësinë e reformave strukturore për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe për të përmirësuar treguesit socialë.
Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte rritja e përpjekjeve për përshpejtimin e implementimit të projekteve të dakordësuara për të rritur impaktin e tyre në ekonomi. Ndër të tjera u theksua dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha me prioritet si turizmi, ekonomia e gjelbër dhe digjitalizimi.
Në takimin me Drejtorin e Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar, z. Alfred Kammer, Mete rikonfirmoi vazhdimin e reformave në kuadër të konsolidimit fiskal dhe angazhimin për përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave. Nga ana e tij, Kammer vlerësoi përpjekjet për përmirësimin e parametrave fiskalë dhe makroekonomikë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për forcimin e menaxhimit të financave publike dhe zgjerimin e bazës së të ardhurave.
Në takimin me Zv/presidentin e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) z. Alfonso Garcia Mora temat e diskutimit ishin bashkëpunimi në drejtim të zhvillimit të sektorit privat, duke adoptuar iniciativa të reja inovative për lehtësimin e kreditimit të ekonomisë.
Gjithashtu, Ministri i Financave dhe Ekonomisë mori pjesë në seancën plenare të Takimeve Vjetore të BB dhe FMN, ku u trajtuan çështje me rëndësi sa i përket zhvillimeve dhe sfidave të ekonomisë globale.
SCAN
Sondazh

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë - Publikohet axhenda, në fokus integrimi i rajonit në BE dhe plani i ri ekonomik
Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të......

Borrell: BE-ja e merr seriozisht Kinën dhe pret të njëjtën gjë në këmbim!
Kryediplomati i Bashkimit Europian Josep Borrell tha të shtunën se mesazhi i tij për zyrtarët kinezë në një vizitë në Pekin ishte se Brukseli e merr seriozisht......

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Koreja e Jugut arrijnë një marrëveshje tregtare dypalëshe!
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar bisedimet për një marrëveshje tregtare dypalëshe, të njohur si Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e......

Prokuroria holandeze gjobit 4 kompani që ndihmuan Rusinë në ndërtimin e urës së Krimesë!
Prokuroria holandeze ka penalizuar katër kompani holandeze dhe tetë persona për shkeljen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë ndërmjet viteve 2014 dhe 2017 për......

Bankat e mëdha amerikane tregojnë rritje të fitimit por ende kujdes nga konsumatorët!
Bankat e mëdha amerikane thanë se normat më të larta të interesit rritën fitimet edhe pse ekonomia po ngadalësohej dhe konsumatorët treguan shenja të sjelljes......

Pse Franca ka mobilizuar 7000 trupa për patrullime shtesë sigurie?!
Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar mobilizimin e 7,000 ushtarëve për rritjen e patrullave të sigurisë, tha zyra e tij të shtunën, një ditë pasi......

Google duket se do të heqë fjalëkalimet – Me çfarë do t’i zëvendësojë ato?
Google po kërkon t'i bëjë të vjetruara fjalëkalimet duke i nxitur përdoruesit të krijojnë çelësa kalimi për të zhbllokuar llogaritë dhe pajisjet me një gjurmë......

Më e larta në Europë dhe ndoshta në botë: Ky destinacion popullor do të rrisë taksën turistike në vitin 2024!
Amsterdami është gati të mposhtë rekordin e tij për të pasur “taksën turistike” më të lartë në Europë dhe ndoshta në botë vitin e ardhshëm, sipas një buxheti......