Guvernatori Sejko, në mbledhjet e FMN dhe BB - “Inflacioni në objektivin prej 3% pritet të arrihet në mesin e vitit 2024”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Marrakesh, Marok.
Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit më të lartë të FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore.
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Sejko i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare. Guvernatori tha se Banka e Shqipërisë për të garantuar stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, nisi procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, duke filluar nga marsi i vitit 2022. Ky normalizim u realizua nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit, nga minimumi prej 0.50% në fillim të vitit 2022, në nivelin 3% në mars të vitit 2023.
Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko theksoi se politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka qenë e mbështetur plotësisht në të dhëna, transparente dhe i është komunikuar në mënyrë efektive aktorëve vendas. Ai shtoi se aktualisht, norma bazë e interesit në vend është e ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të BE-së, duke reflektuar një normë më të ulët inflacioni të përgjithshëm. Ndërkohë, parashikimet tregojnë për një reduktim gradual të tij, me një kthim në objektivin tonë prej 3% që pritet të arrihet në mesin e vitit 2024.
Lidhur me politikat makroekonomike, Guvernatori theksoi se ato do të jenë të harmonizuara dhe do të punojnë së bashku për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme në periudhën afatmesme.
Interesit të përfaqësuesve të FMN-BB për ekspozimin e sistemit bankar shqiptar, Guvernatori Sejko iu përgjigj se sistemi financiar ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, falë përpjekjeve dhe reformave të ndërmarra në vazhdimësi nga Banka e Shqipërisë, të cilat kanë përmirësuar kuadrin rregullator dhe kanë reduktuar dobësitë.
Një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai me Zëvendësguvernatorin e Bankës së Italisë, Piero Cipollone. Diskutimet e këtij takimi u fokusuan kryesisht në zhvillimet e sistemeve të pagesave, inovacionin në teknologji, si dhe sfidat e lidhura me to. Banka e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me Bankën Botërore dhe Bankën e Italisë për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave, për të ofruar pagesa në kohë reale, me një siguri më të lartë, kosto më të ulët për qytetarët dhe për të përmbushur plotësisht kërkesat ligjore dhe rregullatore të SEPA-s.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Ministri Mete në Takimet Vjetore të BB dhe FMN - Vlerësohen reformat, përshpejtimi i tyre shtysë për zhvillimin ekonomik
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryesoi delegacionin shqiptar në takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),......

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë - Publikohet axhenda, në fokus integrimi i rajonit në BE dhe plani i ri ekonomik
Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të......

Borrell: BE-ja e merr seriozisht Kinën dhe pret të njëjtën gjë në këmbim!
Kryediplomati i Bashkimit Europian Josep Borrell tha të shtunën se mesazhi i tij për zyrtarët kinezë në një vizitë në Pekin ishte se Brukseli e merr seriozisht......

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Koreja e Jugut arrijnë një marrëveshje tregtare dypalëshe!
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar bisedimet për një marrëveshje tregtare dypalëshe, të njohur si Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e......

Prokuroria holandeze gjobit 4 kompani që ndihmuan Rusinë në ndërtimin e urës së Krimesë!
Prokuroria holandeze ka penalizuar katër kompani holandeze dhe tetë persona për shkeljen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë ndërmjet viteve 2014 dhe 2017 për......

Bankat e mëdha amerikane tregojnë rritje të fitimit por ende kujdes nga konsumatorët!
Bankat e mëdha amerikane thanë se normat më të larta të interesit rritën fitimet edhe pse ekonomia po ngadalësohej dhe konsumatorët treguan shenja të sjelljes......

Pse Franca ka mobilizuar 7000 trupa për patrullime shtesë sigurie?!
Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar mobilizimin e 7,000 ushtarëve për rritjen e patrullave të sigurisë, tha zyra e tij të shtunën, një ditë pasi......

Google duket se do të heqë fjalëkalimet – Me çfarë do t’i zëvendësojë ato?
Google po kërkon t'i bëjë të vjetruara fjalëkalimet duke i nxitur përdoruesit të krijojnë çelësa kalimi për të zhbllokuar llogaritë dhe pajisjet me një gjurmë......