Europa Postuar më 16 Tetor 2023, 12:27

Rritje e madhe pagash në Gjermani - 500 euro më shumë në muaj për 3 milionë të punësuar

Nga SCAN TV
Rritje e madhe pagash në Gjermani - 500 euro më shumë në

Rreth tre milionë punonjës në shërbimet publike në Gjermani mund të marrin një pagë 10.5 % më të lartë, ose të paktën 500 euro më shumë në muaj. Lajmi u konfirmua nga Sindikata e Punonjësve të Sektorit Publik dhe Shoqata e Nëpunësve Civilë.

Të trajnuarit, studentët dhe punëtorët e përkohshëm duhet të marrin 200 euro më shumë se të ardhurat e tyre aktuale mujore dhe kursantët duhet të pranohen për një periudhë të pakufizuar kohore. Kohëzgjatja e kontratës kolektive duhet të jetë dymbëdhjetë muaj.

Aktualisht, janë 300 mijë vende të lira pune në sektorin publik në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, të punësuarit në sektorin publik nuk kanë një pagë të mirë në krahasim me koston e jetesës.

Vendi prej disa kohësh është përfshirë nga protesta ku të punësuar në sektorë të ndryshëm kërkojnë rritje të menjëhershme dhe domethënëse të pagave përballë një kostoje të lartë të jetesës.

Ndërkohë Komisioni i Pagës Minimale pohoi se ka rekomanduar që qeveria të rrisë pagën minimale në 12.41 euro në orë nga fillimi i vitit 2024 dhe përsëri në 12.82 në fillimi i vitit 2025. Paga minimale në Gjermani aktualisht është 12 euro në orë.

Megjithëse sugjerimi i komisionit ende duhet të shqyrtohet nga qeveria, ndryshimi pritet të kalojë në ligj pa probleme, pasi ligjvënësit shpesh ndjekin rekomandimet e komisionit.

Sindikatat nga ana e tyre thonë se rritjet janë të pamjaftueshme për të kompensuar humbjet reale të pagave. Si pasojë e inflacionit të lartë në muajt e fundit, punonjësit në Gjermani kanë regjistruar humbjet më të mëdha të pagave reale që nga viti 2008.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Bota 16 Tetor

Kush janë Formula 1 e lundrimit?!

Dy ekipe, një zviceran dhe një francez, po konkurrojnë për rekordin botëror të shpejtësisë për varkat me vela duke përdorur materiale dhe teknologji.......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat