Bota Postuar më 13 Janar 2023, 10:03

Nafta, fitime javore prej mbi 6% - Mbështetet nga rihapja e Kinës dhe nga dobësimi i dollarit

Nga SCAN TV
Nafta, fitime javore prej mbi 6% - Mbështetet nga rihapja e Kinës dhe

Nafta vijon të tregtohet pranë 84 dollarëve për fuçi, edhe në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të publikojë fitime prej mbi 6%. Çmimet janë mbështetur nga pritshmëritë se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë, pas vendimit të autoriteteve për të lehtësuar masat kufizuese kundër Covid-19.

Edhe ngadalësimi i inflacionit në SHBA ka mbështetur çmimet e naftës. Nafta Brent e Londrës, që është bençmarku global, po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi. Analistët deklarojnë se blerjet e fundit të naftës nga Kina dhe rritja e trafikut të automjeteve ka përmirësuar besimin se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Gjithashtu, edhe dobësimi i dollarit amerikan ka mbështetur çmimet, pasi i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër, më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Në tregun e metaleve të çmuara, ari është ngjitur mbi nivelin teknik të 1900 dollarëve, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 24 dollarë për onz.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat