Bota Postuar më 13 Janar 2023, 10:02

Euro, në nivelin më të lartë në 9 muaj - Ngadalësimi i inflacionit në SHBA, presion mbi dollarin

Nga SCAN TV
Euro, në nivelin më të lartë në 9 muaj -

Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit, pasi inflacioni në SHBA rezultoi në linjë me parashikimet e analistëve. Ngadalësimi i indeksit të çmimeve ka rritur mundësitë që Rezerva Federale të largohet nga politika monetare agresive. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 102.2, niveli më i ulët që nga qershori i vitit të kaluar.

Euro është ngjitur në mbi 1.08 dollarë, shumë pranë nivelit më të lartë në 9 muajt e fundit. Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA shënoi rënie për herë të parë në 2 vite e gjysëm, gjatë dhjetorit, duke shtuar mundësitë që Rezerva Federale të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave. Analistët parashikojnë se në takimin e ardhshëm, Banka Qendrore Amerikane mund të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 18,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1410 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...