“Mund ta përballojmë pensionin”! Zvicër, 80% e personave thonë se mund të ruajnë të njëjtin nivel jetese si në kohën kur punonin
Një studim i ri i “Suiss Life” ka dalë në një përfundim shumë optimist për sa i përket të moshuarve në Zvicër: 80% e personave në moshë pensioni shprehen se mund të ruajnë të njëjtën situatë financiare si në kohën e punësimit dhe madje e konsiderojnë gjendjen e tyre ekonomike më të mirë se pjesa tjetër e popullsisë.
Pavarësisht reduktimit të të ardhurave mujore pas daljes në pension, personat në moshën 65 – 74 vjec shpenzojnë pothuajse aq sa ata të moshës 50 – 61 vjec.
73% e personave mbi 65 vjec jetojnë në një ekonomi shtëpiake të kënaqshme madje e konsideruar e lartë ose shumë e lartë. Ndërsa për personat nën 65 vjec përqindja zbret në 58%.
Dy të tretat e pensionistëve të intervistuar deklarojnë se mund t’i lejojnë vetes të njëjtin nivel jetese si para pensionit. Ata që janë të detyruar të reduktojnë shpenzimet kryesisht kursejnë tek udhëtimet, restorantet dhe veshjet.
Dhe pse kuota e kursimit reduktohet në mënyrë domethënëse në fazën e pensionit, pjesa më e madhe e personave mbi 65 vjec jetojnë në ekonomi shtëpiake që grumbullojnë pasuri në vend që të shpenzojnë
1/5 e personave mbi 65 vjec arrin me shumë vështirësi në fund të muajit. Studimi thekson se popullsia dhe pse kërkon një reformë për sa i përket të moshuarve, kujdesit ndaj tyre dhe pensionet, nuk e ka idenë se si duhet të ndodhë ky proces. Aktualisht në vend ka më shumë pensionistë që vazhdojnë të kursejnë në krahasim me ata që konsumojnë pasurinë e tyre.
Gjysma e pensionistëve në vend kanë pasuri të paluajtshme me një vlerë prej 300 mijë frangash zvicerane, rreth 295 mijë euro.
Studimi në fjalë mbështetet në një vlerësim sistematik të të dhënave për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, por dhe tek të dhënat për buxhetin e ekonomive shtëpiake që mblidhen nga zyra federale e statistikave.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=0sf8cTrfTPM
Sondazh

Hoteli me zero yje në Zvicër! - Synimi, që njerëzit të reflektojnë për situatën aktuale në botë
"Nuk mund të flija" dhe "dhoma ime ishte shumë e zhurmshme", mund të jenë ankesat që hotelierët i tremben nga klientët, por për vëllezërit Riklin, kjo është e......

Çmimet e naftës vijojnë rënien - Investitorët, të shqetësuar për rreziqet e recesionit
Çmimet e naftës vazhduan të ulen të enjten pasi investitorët rivlerësuan rreziqet e recesionit dhe ndikimin e rritjes së normave të interesit në ekonomitë......

Biden kërkon pezullimin e taksës së benzinës - Masa do të jetë në fuqi deri në muajin shtator për të lehtësuar familjet amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i kërkoi kongresit që të miratojë një pezullim tre-mujor të taksës federale të benzinës për të......

Rrëzohen në ritestim shkelësit e rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor - DPSHTRR: S’ka shpëtim përveçse riedukimit!
DPSHTRR ka publikuar një mesazh për humbësit e të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, ata që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës,......

Bordi i Transparencës - Ulet me vetëm 3 lekë çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......

Shtrenjtimi i naftës i orienton shqiptarët drejt biçikletës - Shifrat/ Maji 2022 rekord përdorimi! Më të frekuentuara ditët mërkurë-premte
Rritja e çmimit të karburantit ka bërë që shumë qytetarët të ndryshojnë mënyrën e tyre të transportit. Një prej metodave alternative që ka njohur përdorim të......

Rekord kandidaturash për Avokatin e Popullit - Nga Ilir Rusmaili, te Ahmet Prençi e Sali Shehu. Në garë ish-ministra dhe politikanë
Si rrallë më parë, posti i Avokatit të Popullit ka ngjallur shumë interes këtë vit, ndërkohë që nuk mungojnë edhe kandidatët surprizë. Ndërsa tradicionalisht......

Drafti për tatimin e të ardhurave nxit evazionin - Preçi: Zbritja e shpenzimeve “minon” fiskalizimin!
Ndërsa projektligji i ri i tatimit mbi të ardhurat synon të luftojë evazionin fiskal, ekspertët e ekonomisë shprehen se miratimi këtij drafti mund të sjellë......