Mbi 12 mijë biznese u “dorëzuan” në 2023-shin - Nuk deklaruan për një vit, kalojnë në regjistrin pasiv të tatimeve

Përgjatë vitit që lamë pas, mbi 12 mijë biznese kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave nga administrata tatimore, kalimi nga subjekt aktiv në pasiv i tatimpaguesve për vitin 2023 ka qenë një proces që pothuajse kryhet në mënyrë automatike në sistemin informatik dhe vetëm ne disa raste nga Drejtoritë Rajonale Tatimore në rrethe, për tatimpaguesit që regjistrohen pranë tyre.
Të dhënat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve, tregojnë se në fund të vitit 2023 rezultojnë të regjistruar në regjistrin pasiv në total 152,179 tatimpagues, nga të cilët kanë kaluar gjatë këtij viti 12,341 tatimpagues.
Përditësimi dhe azhornimi i regjistrit pasiv të tatimeve bëhet nëpërmjet kalimit në pasiv nga veprimet e pezullimin te aktivitetit që kryhen tatimpaguesi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, dhe kalimi automatik nga sistemi edhe i tatimpaguesve që kane periudhë mosdeklarimi dhe deklarimin pa veprimtari për me shume se 12 periudha mujore të njëpasnjëshme dhe tashme kjo procedurë për ekzekutimin e procesit të kalimit automatik në pasiv nga sistemi, funksionon rregullisht për çdo dite dhe të dhënat janë të plota për administratën tatimore.
Gjatë vitit 2023 kane kaluar në pasiv nga aplikimet e pezullimit te veprimtarisë së tatimpaguesve në QKB 8,479 bizneset dhe 3,862 biznese të tjera kanë kaluar në këtë regjistër kryesisht nga veprimet automatike në sistem bazuar në mosdeklarim apo deklarim me zero te deklaratave tatimore.
Sipas tatimeve, lista e subjekteve pasive e përditësuar i shërben sistemit të fiskalizimit të DPT i cili lidhet direkt me sistemin tatimor dhe parandalon rastet abuzive për faturim për qëllime të transaksioneve te tyre.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ne ‘hamë’ një kartë krediti në javë! - Ja pse çështja e mikroplastikës duhet të trajtohet seriozisht
Sa herë që dalin lajme për ndotjen plastike, lind pyetja spontanisht: sa prej fragmenteve plastike të pranishme në ajër, ushqim, ujë dhe tokë arrijnë të......

Thumanë-Kashar, gati në 30 qershor - Rama publikon videon nga ecuria e punimeve. Segmenti pjesë e Korridorit Blu
Aksi rrugor Thumanë – Kashar, që është pjesë e korridorit blu do të përfundojë në qershor të këtij viti”. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri......

“Skema e kujdesit shëndetësor duhet reformuar” - Raporti: Nuk siguron mbulim për çdo kategori. Spitalet të financohen sipas performancës
“Ndonëse 80% e shpenzimeve publike për shëndetësinë menaxhohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, skema nuk siguron mbulim universal......

Platforma X gjobitet 1,35 mln euro në Itali - Nuk ndaloi reklamimin e lojërave të fatit
Pas 450 mijë eurove gjobë vendosur nga Autoriteti i Komunikimeve (Agcom) ndaj Google Ireland, tani është radha e kompanisë Twitter International Unlimited, me......

Ngadalësohet shitja e makinave elektrike në Kinë - Gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë ulur më tej çmimet
Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë u ngadalësuan në dy muajt e parë të këtij viti, me konkurrencën që u intensifikua ndërsa lideri i tregut BYD ka ulur më......

CD me filma sa mund të shohësh gjithë jetën! - Shkencëtarët krijojnë pajisjen optike për ruajtjen e një sasie rekord të dhënash
Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Shangait kanë krijuar një pajisje ruajtjeje optike të të dhënave që ka të njëjtën madhësi si një disk......

“Makinat nga Europa”, në fokus të blerësve shqiptarë - Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete. Rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Ky është aeroporti më i keq në botë - “Charleroi” pranë Brukselit, destinacion i linjave low cost
Sipas vlerësimeve të pasagjerëve, aeroporti ‘Charleroi’ është aeroporti më i keq në botë, sipas raportimeve të Business Financing. Problemet më të mëdha të tij......