Makinat elektrike në vend, sa u regjistruan këtë vit? - Shifrat/ Nga marka e preferuar, deri te qarku me më shumë mjete
Teknologjia e automjeteve ka përparuar vitet e fundit duke na drejtuar gjithmonë e më shumë drejt makinave elektrike. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i mjeteve rrugore elektrike në Shqipëri po rritet nga viti në vit. Shifrat e “Institutit të Statistikave” mbi karakteristikat e mjeteve rrugore flasin për 1,245 mjete ektrike në vendin tonë përgjatë vitit 2022, nga 624 gjatë vitit 2021.
Por si paraqitet numri i mjeteve elektrike të regjistruara këtë vit, çfarë marke janë dhe cili qark ka më shumë? ‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat nga “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor” për të parë se sa mjete elektrike janë regjistruar përgjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti. Nga të dhënat rezulton se gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsej 1,200 mjete elektrike. Po ta analizojmë sipas muajve muaji Korrik ka regjistruar numrin më të lartë me 168 mjete elektrike.
‘VOLKSWAGEN’ është marka që kryeson renditjen sa i përket makinave elektrike të regjistruara nga muaji Janar deri në muajin Shtator, me 502 mjete. Marka e dytë e makinave elektrike është ‘MG’ me 102 mjete, pasuar nga ‘HYUNDAI’ me 99 mjete. ‘HONDA’ po ashtu qëndron në radhë sa i përket makinave elektrike në vendin tonë me 58 mjete dhe ndiqet nga ‘MERCEDES BENZ’ me 39 mjete. Sipas të dhënave nga “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor” markat ‘DONGFENG’, ‘AIWAYS’, ‘TOYOTA’, ‘BEIJING’ dhe ‘MILG’ plotësojnë Top 10 makinat elektrike më të preferuara nga shqiptarët për këtë vit. Referuar shifrave, për periudhën Janar-Shtator, llogariten 16 makina elektrike të markës ‘TESLA’.
Nga të dhënat e analizuara nga ‘Scan Intel’ sipas rretheve rezulton se numri më i lartë i makinave elektrike është në Tiranë me 1,085 mjete. Durrësi ndjek në radhë me 40 mjete, pasuar nga Fieri me 22 mejte, Elbasani me 14 mjete, Saranda me 12 mjete dhe Laçi me 8 mjete ekektrike. Gjirokastra, Kukësi dhe Peshkopia janë zonat më me pak makina elektrike të regjistruara, përkatësisht me nga 1 secili.
Referuar të dhënave zyrtare del se përgjatë kësaj periudhe, pra vetëm për Janar-Shtator të këtij viti, numri i mjeteve elektrike të regjistruara në Shqipëri në raport me popullsinë është 3 makina për 1,000 banorë.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Shpenzimet konsumatore të Kinës nuk po arrijnë ende në nivelet para pandemisë!
Shpenzimet konsumatore të Kinës ende nuk po rriten aq shpejt sa para pandemisë, thanë analistët. Shitjet me pakicë për periudhën e pushimeve nga 29 shtatori......

Shqipëria do furnizojë ‘qindra mijëra’ shtëpi me energji diellore - A mund të largohet Ballkani nga lëndët djegëse fosile?
Iniciativat janë hapa të rëndësishëm për një rajon ku shumë zona mbeten të varura nga lëndët djegëse fosile. Dy vende në rajonin e Ballkanit të Europës kanë......

Greva masive në aeroporte dhe hekurudha në Francë, Spanjë dhe Britani gjatë muajit tetor. Detajet!
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit kanë ndaluar shpesh punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Udhëtimet......

Kina kursen miliarda dollarë nga importet e naftës - Vendi shënon rekord të ri në blerje me çmim të ulët
Kina ka kursyer rreth 10 miliardë dollarë këtë vit përmes blerjeve rekord të naftës nga vendet nën sanksionet perëndimore. Një pasojë e paqëllimshme e......

Kriptovaluta “ushqen” Hamasin - OKB: Përbën 20% të financimit global të terroristëve
Sulmet e nisura nga Hamasi kundër Izraelit u mbështetën gjerësisht në teknologjinë moderne: raketa, dronë dhe parashuta, për të mos përmendur kamerat e......

Po krijohet një superfuqi e re - Tregu i drithërave mirëpret rritjen e çmimeve
Tregu i drithërave mirëpret rritjen e çmimeve. Për këtë kontribuoi më së shumti frika nga rreziku dhe incidenti në Detin e Zi, ku një anije mallrash turke u......

BE paralajmëron Musk për platformën X: “Përhap informacione të rreme dhe të paligjshme”!
Bashkimi Europian i ka dërguar një letër pronarit të X, Elon Musk, duke e paralajmëruar që të ndalojë përhapjen e informacioneve të rreme dhe të paligjshme......

Rikthehet edicioni i dytë i Automotive Fair Albania, eventi më i madh i pasionit automotiv!
Rikthehet edicioni i dytë i Automotive Fair Albania, eventi më i madh i pasionit automotiv, i cili bashkon prodhues e koleksionistë të industrisë se......