Po krijohet një superfuqi e re - Tregu i drithërave mirëpret rritjen e çmimeve

Tregu i drithërave mirëpret rritjen e çmimeve. Për këtë kontribuoi më së shumti frika nga rreziku dhe incidenti në Detin e Zi, ku një anije mallrash turke u dëmtua lehtë kur u përplas me një minë pranë portit rumun.
Shqetësimet në rritje për të korrat në hemisferën jugore dhe mungesa e reshjeve mund të zvogëlojë rendimentet në Australi dhe Argjentinë.
Shoqata europiane e tregtisë së drithërave “Coceral” uli vlerësimin e prodhimit të grurit për këtë vit në Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe në 141 milionë ton, krahasuar me pritshmëritë e qershorit.
Në BE, vlerësimi u reduktua në 126.9 milionë ton, që është nën prodhimin e vitit të kaluar prej 128.6 milionë. Në të njëjtën kohë, nga Ministria ruse e Bujqësisë u bë e ditur se deri në fillim të tetorit, nga 88% e sipërfaqes ishin korrur 89 milionë tonë grurë. Një lajm që shkaktoi rritjen e çmimeve në bursa.
Çmimi i grurit në bursën e Parisit ishte 236 euro për ton për kontratat e dhjetorit. Në bursën në Çikago, çmimet e grurit për kontratat e dhjetorit u rritën me mbi 3%. Një ton kushton 201.4 euro. Këtë trend e ka ndjekur misri, i cili kushton 185.65 euro për ton, ndërsa soja kushton 446.08 euro.
Përpunuesit në Argjentinë mund të mbeten pa sojë, si lëndë e parë, për shkak të thatësirës. Ndërsa Brazili, që po bëhet superfuqia kryesore në botë në prodhim dhe eksport, është i ri në tregun e drithërave dhe farave vajore. Deri më tani ishte eksportuesi më i madh i sojës, por në 2022/23, me një eksport të vlerësuar prej 50 milionë tonë misër fitoi pozitën udhëheqëse.
Prodhimi i përgjithshëm i misrit arriti një rekord të ri prej 131.9 milionë ton, që është 16.6 % më shumë se vitin e kaluar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE paralajmëron Musk për platformën X: “Përhap informacione të rreme dhe të paligjshme”!
Bashkimi Europian i ka dërguar një letër pronarit të X, Elon Musk, duke e paralajmëruar që të ndalojë përhapjen e informacioneve të rreme dhe të paligjshme......

Rikthehet edicioni i dytë i Automotive Fair Albania, eventi më i madh i pasionit automotiv!
Rikthehet edicioni i dytë i Automotive Fair Albania, eventi më i madh i pasionit automotiv, i cili bashkon prodhues e koleksionistë të industrisë se......

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë – Këshilli i Ministrave miraton fondin shtesë prej 51 milion lekë për përballimin e shpenzimeve
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë për Drejtorinë e Shërbimeve......

Përvetësuan 30 mijë euro përmes mashtrimit kompjuterik – Policia procedon penalisht 3 shtetas!
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar rreth 150 raste të mashtrimit kompjuterik, prej të cilave këta......

Finlanda po heton sabotimin e mundshëm të gazsjellësit baltik për në Estoni!
Një tubacion gazi në Detin Baltik, i cili u mbyll për shkak të një rrjedhjeje të dukshme, ka të ngjarë të jetë "shkaktuar nga aktiviteti i jashtëm", tha......

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB – Rama: Vendi ynë merr një tjetër rol ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare u shpreh se, Shqipëria merr një tjetër rol ndërkombëtar. “Shqipëria ulet në Këshillin e të......

Europa regjistron numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 2016 – Zvicra, Gjermania dhe Norvegjia kryesojnë!
801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vendet e Bashkimit Europian, si dhe në Norvegji dhe Zvicër. Krahasuar me të njëjtën......

Stabilizohen valutat kryesore – Rikuperon pikë Paundi britanik!
Dollari amerikan është stabilizuar disi këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.3 lekë dhe është shitur me 100.3 lekë duke mos......